Feliksi i ofron Glauses ndihmë për të marrë Brunon

Feliksi është i bindur se konflikti i Palomës për të marrë të bijën, do të shkatërrojë reputacionin e spitalit. Doktoresha Glause e ka në duart e saj spitalin dhe nëse vërtetohet se ajo ka treguar neglizhencë në vdekjen e Luhanës, do t’u hapë shumë probleme.

Paloma i rrëfen Paulinës se ajo është e ëma, duke i rrëfyer se si lindi dhe se si e rrëmbyen nga krahët e saj. Vogëlushja, e zemëruar i thotë se ajo po e gënjen dhe se do që të qëndrojë me të atin. Vajza vrapon në kërkim të një daljeje prej apartamentit. Paulina i thotë se çfarëdo që të thotë ajo, Brunoja është babai i saj dhe se kurrë nuk ka për ta thirrur “mami”. Glause i kërkon Vegës procesverbalin e lindjes së Luhanës.

Paulina vendos të marrë telefonin e Palomës për t’i kërkuar të atit të vijë ta marrë. Paloma i kërkon Brunos të mos i fusë mendime të tilla në kokë vajzës së saj. Pilari shkon te Brunoja dhe e pyet se sa para do që të heqë dorë nga kujdestaria e Paulinës. Brunoja nuk u beson dot veshëve dhe i thotë se asnjë prind nuk do ta shiste fëmijën e tij.

Feliksi paguan njerëz që ta rrahin Atilion. Feliksi shkon me vrap gjoja për ta ndihmuar, por kur Atilio e pyet se kush është, ai e kupton se ai e ka humbur kujtesën prapë. Feliksi thërret një taksi dhe para për ta paguar atë, kështu që Atilio shndërrohet sërish në zotin Xhentil, pasi e vetmja gjë që mban mend është shtëpia e Marsias.

Sezari i kërkon llogari Feliksit që e la Atilion të ikte pasi e kishin sulmuar. Paloma i kërkon  Nidos të blejë rroba të reja që të vijë me tjetër pamje te Paulina. Ai i thotë se e bija duhet ta pranojë ashtu siç është, por Paloma ia bën të qartë se do të jetë ajo vetë që s’do ta lejojë të takojë Paulinën, nëse nuk ndryshon.

Paulina është shumë keq, nuk ka ngrënë dhe i është ngritur temperatura. Paloma e di se e vetmja gjë që ajo do është të takojë të atin, prandaj ajo i kërkon Brunos të vijë ta shikojë pak të bijën. Brunoja thotë se do ta marrë në shtëpi, por Paloma i përgjigjet se është më mirë që Paulina të qëndrojë me të, që është mjeke dhe mund ta ndjekë nga afër derisa të përmirësohet. Kur shikon të atin, Paulina gëzohet dhe e përqafon duke qarë. Brunoja përpiqet ta bindë se është më mirë të qëndrojë me Palomën dhe se vetëm kur të shërohet mund të vijë tek ai. Ata hanë darkë bashkë dhe vogëlushja nis të ndihet më mirë. Brunoja largohet duke i premtuar së bijës se…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *