Ragni nervozohet dhe fillon të qajë kur mëson se Tamana e di tashmë që nuk do ta luajë rolin kryesor, atë të zanës, në dramën e shkollës. Ajo ia hap zemrën Anmolit i cili preket prej saj. Tamana qan ndërkohë që shoqet e klasës tallen me të, por vjen Kushi e cila e qetëson. Vineti zemërohet me Maltin për shkak të papërgjegjshmërisë që tregon ajo ndaj familjes. Anmoli e këshillon Gunin t’i kërkojë leje Vasundrës për të marrë pjesë në konkursin e kërcimit. Tamana ia shpreh shqetësimin e saj Ragnit…

 

Tamana vuan për ngjyrën e lëkurës së saj

Kavi i sugjeron Tamanës që të përdorë kremin zbardhues të Maltit, që të mos jetë më e zezë. Ragni i shpjegon Tamanës se Kushi e ka fituar rolin kryesor në dramë për arsye të tjera dhe jo sepse është më e bardhë se ajo, por kjo nuk e qetëson vajzën. Prakashi e këshillon Kavin të kuptojë gabimin e tij. Anmoli e lumturon Tamanën duke e mbajtur afër e duke biseduar me të. Kushi është shumë e trishtuar për shkak të Alekut, që nuk është një baba si gjithë të tjerët dhe Guni përpiqet ta qetësojë.

Ragni dhe Guni e bindin Tamanën që të vishet dhe të marrin pjesë në ritet festive në shtëpinë e Prakashit. Anmoli merr Alekun me vete në zyrë dhe i sugjeron të nënshkruajë disa dokumente të rëndësishme. Familja Raxhvanxh merr pjesë në festën e organizuar në rezidencën Sharma. Tamana vazhdon të jetë e fksuar pas ngjyrës së lëkurës së saj  për të cilën pyet edhe Koshalian, gjë që e trondit …

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *