Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Si t’i zgjidhni disa probleme në martesë?
Vajzat kerkojne djem...

Si t’i zgjidhni disa probleme në martesë?

Nëse jeni të martuar, pa dyshim, i njihni disa nga këto probleme, por mund të befasoheni kur t’ju tregojmë se sa lehtë mund të zgjidhen ato…

Problemi: Vjehrri dhe vjehrra
Shkaku: Zakonisht, problemet lindin mes gruas dhe nënës së burrit. Specialistët thonë se kjo ndodh ngaqë të dyja gratë konkurrojnë për vëmendjen e burrit.
Zgjidhja: Solidariteti është thelbësor për suksesin e një martese, kështu që të dyja palët në çift duhet të paraqiten si një front i bashkuar. Burri duhet të mbështesë gruan e tij dhe mamaja duhet të kuptojë se kjo është e rëndësishme për mbarëvajtjen e çiftit.
Problemi: Paratë
Shkaku: Të porsamartuarit, në veçanti, nuk dinë si të balancojnë lirinë dhe pushtetin që sjellin paratë, me sigurinë dhe besimin që ato duhet të krijojnë.
Zgjidhja: Planifikoni punën si një ekip. Vendosni qëllimet tuaja si çift (shtëpi, universiteti i fëmijëve, makinë, shtëpi pushimesh, pension) dhe rishikojini ato rregullisht. Hapni një llogari të përbashkët bankare për të menaxhuar këto gjëra dhe depozitoni 90% të pagës suaj aty. Pastaj, hapni një llogari më vete për 10% e mbetur të pagës. Këto janë para personale, që secili mund t’i shpenzojë ashtu si dëshiron, pa i bërë pyetje tjetrit.
Problemi: Punët e shtëpisë
Shkaku: Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, për familjet amerikane, martesa i sjell gruas 7 orë punë shtëpie ekstra në javë, ndërsa burrit i kursen një orë në javë. Problemet lindin në këtë pabarazi. Gratë e ndjejnë veten të pambështetura nga burri, kur ky i fundit nuk derdh plehrat dhe nuk merr pjesë në punët e tjera të shtëpisë. Burrat ndjekin modelin me të cilin janë rritur. Nëse ata janë rritur në familje tradicionale, ku babai bënte punët e rënda dhe nuk bënte gjë në shtëpi, ata derdhin vetëm plehrat, rregullojnë ndonjë derë të prishur dhe mendojnë se i kanë bërë punët që u takojnë.
Zgjidhja: Tregojini burrit sa e rëndësishme është për ju që ai të bëjë punë shtëpie, si edhe ta mbajë shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Pastaj, thuajini se, sa më shumë burrat e ndihmojnë bashkëshorten e tyre, aq më e kënaqshme është jeta e tyre seksuale…
Problemi: Fëmijët
Shkaku: Gratë bëjnë pjesën më të madhe të punës për mbajtjen e fëmijëve, ja përse 70% e grave janë më pak të kënaqura në çift, pas lindjes së fëmijëve.
Zgjidhja: Përballuni me realitetin! Jeta pa kokëçarje që ju pëlqente më parë, ka marrë fund. Ju nuk mund të dilni më të dy njëkohësisht dhe ta kaloni gjithë mbrëmjen me shoqërinë. Ju të dy duhet të ndani përgjegjësinë e të ushqyerit, ndërrimit dhe larjes, jo vetëm kohën e lojës dhe përkëdheljeve të fëmijës suaj.
Problemi: Seksi
Shkaku: Tre muaj pas muajit të mjaltit pasionant, ju e kuptoni se dëshira juaj seksuale nuk është aq në përputhje me njëri-tjetrin sa kishit menduar. Meqë seksi është një gjë kaq e vështirë për t’u diskutuar, kërkesat e shpeshta për seks mund të bëhen bezdisëse, ndërsa dëshirat e paplotësuara, të perceptohen si mospëlqime.
Zgjidhja: Besimi është loja paraprake më e mirë. Ai të lejon të jesh i hapur dhe i sinqertë për ndjenjat e dëshirat e tua, pa pasur frikë se mos dukesh qesharak, apo se e lëndon tjetrin. Flisni hapur dhe shpesh për nevojat tuaja emocionale dhe dëshirat seksuale. Bëni një lojë: Secili prej jush të shkruajë pesë dëshira sekrete (seksuale ose jo).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement