– Jam një zonjë 40 vjeçe me profesion mami-infermiere e liçencuar. A mund të aplikoj për punë në Gjermani? Jam e martuar e kam dy fëmijë minorenë. Nëse po, si të veproj? Ju lutem, më sqaroni sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit. Shpresa.
– E nderuar Shpresa, ka disa mënyra se si ju mund të aplikoni për punë në Gjermani, gjithmonë duke ndjekur rregullat ligjore. E para, ju mund të udhëtoni drejt Gjermanisë me pasaportën biometrike, sepse e kemi tashmë këtë të drejtë, ama afati i qëndrimit nuk është më shumë se 90 ditë. Nëse e thyeni këtë rregull, do ta keni të vështirë më pas të hyni në Gjermani. Ndaj ju duhet të ecni sipas hapave ligjorë. Rregulli i qëndrimit gjer në 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh vlen për arsyet: turizëm, biznes, vizitë dhe udhëtime të tjera që nuk kanë lidhje me punësimin, për të cilin sigurisht kërkohet një miratim i veçantë siç është kursi i gjuhës, programe shkollore, kualifikime etj.
– Në rastin tuaj që kërkoni të punësoheni, duhet të konsultoheni me Ambasadën Gjermane lidhur me detyrimin e pajisjes me vizë punësimi dhe me kualifikimin që keni, ju mund ta merrni më lehtë vizen, sepse vende të tilla, përgjithësisht kërkojnë persona të kualifikuar në një profesion të caktuar. Edhe profesioni juaj është i kërkuar, ama duhet të aplikoni për vizë punësimi. Nëse shkoni në Gjermani si gjithë të tjerët për të kërkuar azil, gjatë intervistës që do t’ju bëjnë, duhet të shprehni dëshirën për të punuar në profesionin tuaj dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë punësimi dhe për marrjen e lejes së qëndrimit. Po kështu, nëse ju dini gjermanisht, akoma më e lehtë do të jetë për ju marrja parasysh e punësimit në Gjermani. Nëse ju keni një person në Gjermani që ju pret dhe ju gjen një punë në profilin tuaj, duhet t’i kërkoni punëdhënësit t’ju dërgojë dokumentet e duhura për t’ju marrë në punë atje, që dhe ju ta keni më të lehtë të merrni lejen e qëndrimit për të punuar. Përgjithësisht, sa më i kualifikuar të jetë dikush dhe sa më mirë të flasë gjermanisht, aq më e lehtë është të marrë në plan afatgjatë një leje qëndrimi dhe leje pune në Gjermani. Për njerëz pa kualifikim apo shkollim, është shumë e vështirë gjetja e punës në Gjermani. Në rastin konkret, ju duhet të konsultoheni me Ambasadën Gjermane këtu, nëse nuk keni shkuar akoma në Gjermani, siç kanë shkuar gjithë të tjerët, duke kërkuar azil. Një mënyrë tjetër është që dikush person familjar, apo i njohuri juaj i cili qëndron në Gjermani, t’i kërkoni t’ju gjejë një punë në profilin që ju paraqisni dhe do ta keni më të lehtë. Gjithsesi, nëse jeni në Shqipëri, duhet të futeni në këtë faqe interneti e cila është faqja zyrtare e Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe të lini takim për kërkesë vize për punësim. Këtu do të keni të sqaruara me detaje hapat që duhet të hidhni për t’u punësuar në Gjermani. Adresa e tyre në internet është:
http://www.tirana.diplo.de/Vertretung/tirana/sq/01/Visabestimmungen/Visabestimmungen.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *