Evjola Daka, zotëruesja e “Studio Fenix Phibrow” këtë herë është bërë protagoniste, jo vetëm për profesionalizmin e saj në fushën e bukurisë tek femrat, por edhe në një tjetër drejtim, atë të filantropisë. Kjo studio i ka ardhur në ndihmë një familjeje në kushte skamnore në Durrës, duke e vënë në pozitë të vështirë edhe zonjën e familjes, sepse për shkak të kësaj situate, shërbimet sociale i kanë larguar fëmijën e saj nga gjiri i nënës dhe kushti i vetëm që fëmija t’i kthehet nënës ka qenë përmirësimi i kushteve ekonomike. Këtë e ka  mundësuar “Studio Fenix” e cila nën kujdesin financiar tërësisht vetjak, ka arritur të rikonstruktojë shtëpinë e zonjës. Kjo studio ka realizuar bamirësi gjatë gjithë kohës, por modestia ka bërë që këto vepra mos përbëjnë asnjë reklamim. Për këto vepra, Evjola dhe gjithë studioja e saj, janë bërë shembull edhe për të tjerët, që kanë filluar të ndjekin hapat e saj. Evjola dhe studio Fenix, ju urojmë suksese në rrugën tuaj. Të bësh mirë, lumtoron të tjerët dhe veten. Bëhuni të mirë si “Studio Fenix”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *