Ish i fejuari më donte akoma

Kam parë në ëndërr sikur is hi fejuari më donte akoma bashkë me ish vjehrrën dhe donin të më takonin. Nuk mbaj mend asgjë tjetër. Çfarë kuptimi ka kjo?

 

Përshëndetje e dashur! Unë mendoj që problemet që keni patur me vjehrrën dhe të fejuarin tuaj ju vijnë në ëndërr. Vjehrra ka ndërhyrë në problemet tuaja dhe ish i fejuari juaj është ndikuar nga fjalët e saj ndaj dhe ju shihni ëndrra sepse kjo histori ka lënë gjurmë. Vjehrra mbase ju do por ajo nuk di si t’ia bëj që ta kthej kohën mbrapa e të harrohet kjo e shkuar. Faleminderit ju që na shkruani.

 

Më pëlqente djali në kariken me rrota

Jam një vajzë 18 vjeçe dhe kam parë në ëndërr sikur pëlqeja një djalë i cili ishte në një karike me rrota, gishtat e dorës së tij ishin të ngatërruar. Ai  më kishte dërguar një letër dhe kërkonte  të më takonte. U nisa për të shkuar së bashku me kushërirën time tek ai dhe i thashë asaj që të shkonte ta takonte në vendin tim. Ai e dalloi që nuk isha unë, më pa, mu afrua dhe më takoi dhe më pas më çoi në shtëpinë e tij.  Aty më doli gjumi. Çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr?

 

Ju jeni një vajzë që keni dhembshuri dhe udhëhiqeni nga ndjenja e keqardhjes. Juve ju dominojnë më shumë ndjenjat në përzgjedhjen që duhet të bëni për një partner, një shok apo një mik. Ju duhet të bëni kujdes nga përzgjedhjet e njerëzve me të cilët afrohesh.  Ju mund të vini zemrën e të bëni një gjest të mirë por më vonë mund të gjendeni në lloj lloj situatash. Njerëzit me zemër të madhe sakrifikojnë edhe veten por ju duhet të bëni shumë kujdes.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *