Përbërësit:

Mish i grirë i përzier (viçi dhe derri), 500 gramë

Lakër pekineze, 500 gramë

Gjalpë, 50 gramë

Presh, 1 copë

Ajkë qumështi, 150 gramë

Piper dhe kukurma, sipas dëshirës

Peksimadhe, sipas dëshirës

Vaj luledielli, 100 gramë

 

Gatimi:

Nxehim tiganin dhe hedhim atje gjalpin. Preshin e grijmë në formë unaze, hollë dhe e hedhim në tigan në zjarr të fortë. E mbulojmë tiganin me kapak. Grijmë lakrën hollë si për sallatë. Kur shohim se preshi është zbutur, hedhim në tigan edhe lakrën, duke e bërë zjarrin edhe më të fortë. I hedhim pakëz kripë. E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lëmë lakrën të “tretet” në zjarr e të lëshojë lëng. Pas disa minutash, e heqim kapakun dhe hedhim në tigan ajkën e qumështit. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë nja pesë minuta në zjarr të fortë. Gjatë kësaj kohe, lakra zbutet dhe çlirohet nga lagështira, por jo krejtësisht.

Ndërsa përgatitet lakra, kripim (dhe i hedhim piper) mishin e grirë. E trazojmë mirë me dorë derisa masa të bëhet homogjene. Kur lakra të jetë ftohur, e përziejmë me mishin e grirë. E trazojmë përsëri mirë.

Peksimadhet (ato mund t’i përgatisim edhe vetë, duke thekur copat e mbetura të bukës) i bluajmë në blender. I përziejmë dhe përgatisim qoftet në formën që dëshirojmë. Zakonisht, kinezët u japin formë të rrumbullakët. Vëmë përsëri tiganin në zjarr, tanimë me vaj dhe i skuqim në zjarr mesatar. Mirë është që t’i mbajmë mbuluar me kapak. Qoftet mund t’i servirim me makarona, oriz, apo sallata të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *