Jam Denisa rri në Itali, kërkoj një djalë për lidhje serioze. Djali të jetë i komunikueshëm dhe pa vese të këqia. Për më shumë dëgjohemi dhe më lini numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje, jam Gerta 26 vjeçe nga Dr. me arsim të lartë, dua të njoh një djalë nga Dr. ose nga Tirana deri 32 vjeç për njohje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Lina, 52 vjeçe, banoj në Krujë, beqare për arsye pretendimesh, e punësuar, 1.60 e gjatë, me arsim profesional, me paraqitje normale, nga familje shumë e mirë, e kompletuar në të gjitha drejtimet, me cilësi të mira, larg çdo vesi të keq, shumë familjar, shumë e rregullt vetëm pretendimet më lanë deri këtu. Kërkoj të njoh një zotëri qytetar i kulturuar, ku familjen ta ketë të shenjtë për të krijuar një familje të rregullt, të jetë i punësuar, i vetmuar pa njeri në ngakrim, pa asnjë detyrim familjar me shtëpinë e tij, larg alkolit bixhozit, duhanit, mashtrimit mosha 52-56 vjeç, vetëm për martesë ku të mbizotërojë kultura dhe respekti dhe paraqitja, e dashuria për të krijuar familje. Kujt i intereson të më marrin pas orës 14.00 për arsye pune. Më dërgoni sms në këtë nr. tel. 0699765456.
Përshëndetje, jam nje zonjë nga Tirana 56 vjece jam e divorcuar prej vitesh. Kërkoj nje lidhje serioze vetem per martese te jete deri 60 vjeç, te jete i mbajtur te jete me edukate qytetari të ketë shtepi dhe te nje ekonomi te mirë. Kush e lexon kete sms dhe bie dakort te me njoftoj ne gazete. Kujdes kush telefonon se dashuria nuk blihet me para por fitohet me ndjenja. Pres telefonata vetëm serioze. Me respekt Sonila.
Jam një vajzë 48 vjece nga DR. beqare, nuk lind fëmijë, jam me karakter të fortë, e sinqertë, besnike, shumë familjare. Kërkoj një zotëri per lidhje serioze, te jete deri ne moshen 53 vjeç, njeri serioz, larg veseve te keqija si alkoli e etj. Të jete i zoti me mbajte familje. Të jete nga Dr. më mirë. Mirëpres vetem njerez serioz dhe jo per tu tallur. Të interesuarit te lene numer telefoni në gazetë.
Jam nje zonje nga Dr. 37 vjeç dhe deshiroj një lidhje me një mashkull po nga Durrësi. Por nje lidhje serioze. Zotëria te jetë deri ne 50 vjec. Për informacjone te mëtejshme lini numrin tuaj të telefonit për komunikim.
Jam me banim ne Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, i pamartuar, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-51 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Faleminderit!
Advertisement