E dua shumë momentin kur duhet të intervistoj një aktor apo aktore, sidomos kur janë të humorit. Këtë herë, zgjodhja një emër dhe figurë që të martave në “Apartamenti 2XL” na fikson pas ekranit dhe është kaq e ëmbël dhe e talentuar, sa i vetmi emër që do lidhej me këtë përshkrim do ishte Cubi Metka. Nga e gjithë Intervista, Cubit i preka telat kur arritëm tek pyetjet për filozofinë e jetës, hidhini një sy dhe ju dhe shikoni nëse ka të drejtë…!

 

Fabjola Kuburi:- Cubi, në ç’gjendje shpirtërore të gjen kjo intervistë?

Cubi Metka:- Shumë mirë sepse jemi në prag festash, na stimulon për të marrë dhe dhënë dashuri.

-Sot është thjesht një nga ato ditët kur…

Kur unë kam 100 punë për të bërë dhe ty të kisha mangët tani. Një ditë e zakonshme me ritmin tim të përditshëm.

-Në fakt, të gjithë ne krijojmë rutinën tonë të cilën në njëfarë mënyre e duam, po aq sa edhe tentojmë t’i shpëtojmë, të shkëputemi prej saj. Aktualisht, cilat janë gjërat që i do larg dhe cilat e ke të nevojshme t’i kesh afër për një kohë të gjatë?

-Të them të drejtën nuk kam asgjë të cilës dua t’i shpëtoj apo largohem, të paktën në këtë periudhë jo.

-Ç’ngjyra i ka dhënë jetës tënde “2XL”?

– Mendoj se është si puna e pazellit, në çdo ambjent ku punon ti merr ngjyrën që të duhet për të formuar në fund puzzelin tënd, jo ajo çka të ofrohet, kështu që unë mendoj se “2XL” i kam marrë ca ngjyra për të cilat kisha nevojë patjetër.

-Meqë ra fjala, çfarë ngjyre do ishte Cubi?

-E kuqe patjetër.

-Cila është gjëja më e vështirë që ke bërë për shkak të një roli?

– Në “2XL” nuk kam bërë ndonjë gjë të vështirë pasi vetë formati ynë  nuk ta lejon. Ne nuk bëjmë karaktere, pikërisht  aty hasen vështirësitë. Në teatër po, kam bërë. Me shfaqjen “Let’s have sex” kemi shkuar tek spitali psikiatrik 5, pasi duhej të shihnim nga afër për të krijuar karakteret dhe unë  nga një grua aty kam ndërtuar rolin, për një muaj rresht mua nuk më hiqej nga mendja ajo çfarë pashë aty. Ndjesia dhe emocioni që të krijohet në atë spital është e tmerrshme.

-Po një rol nga i cili e ke patur të vështirë të dalësh edhe pasi shfaqja ka mbaruar?

– Sigurisht që edhe kjo nuk më ka ndodhur në 2XL, sepse ne nuk jemi brenda personazhit por brenda rrethanës. Por, kjo më ka ndodhur në teatër sigurisht, në shfaqen “Keqkuptimi” në rolin e Martës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *