A KA TË DREJTË BLUSHI PËR FUNERALIN E RILINDJES?

Daniela Merksi
Nuk ka të drejtë. Kur qenka funeral, pse na rrika ai? Apo u ushqye gjithë këto vite… Këto nuk më pëlqejnë. Duhet të ruhesh nga ata politikanë që sulmojnë skuadrën për të cilën dikur kanë dalë duke lobuar dhe që u ka dhënë mandate!

Maria Hoxha
Shumë e papritur kjo deklarata e Blushit. Pse erdhi pikërisht në këtë kohë? Pse para zgjedhjesh dhe kur ka pasur trazira e akuza si ndaj Partisë Socialiste, ashtu edhe ndaj LSI-së? Mendoj se këtu ka gisht Sali Berisha. Të gjithë e kuptuan që Blushi është influencuar nga andej.

Selajdin Morina
Po… rrezik ka filluar të marrë rroga andej nga SHQUP-i! Nëse deri tani Rilindja ka qenë funeral, atëherë Blushi ka qenë pjesë e kontributit të ceremonisë mortore.

Shpresa Manaj
Aman edhe këto nuk më pëlqejnë, që një flet dhe të gjithë, në vend që ta përkrahin për guximin e tij, e sulmojnë. Mbase ai e ka parë si momentin më të duhur tani, për ta bërë këtë shkrim. Kush e di, mbase ka edhe njerëz të drejtë që nuk i durojnë më padrejtësitë që u bënë në kurriz të popullit. Se, njeriu nuk del kot ashtu e flet në publik pa pasur gjë, them unë. Këtu, ka diçka…

Maksi Velaj
Tani duket sikur ka të drejtë që shprehet ashtu, se hajt mo, të ishte një shkrim nga jashtë Partisë Socialiste, por është një analizë që vjen nga brenda!

Leonard Thanasi
Nuk jam i informuar për çfarë ka thënë zoti Blushi, por di të them që shteti shqiptar duhet të mundohet të paguajë faturat të cilat paguhen në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri shoh unë që i lënë dritat nga 5 vjet pa paguar. Rilindja apo të tjerë, duhet të bëjnë shtet dhe jo të ngopin njerëzit me gënjeshtra.

Greta Puka
Ou, pse ky Ben Blushi na qenka më i mirë? Të gjithë një fytyrë kanë, aq më shumë që Blushi vjen nga e njëjta logo… ka fol edhe për veten e vet.

Mondi Pero
Zoti Blushi, kam një pyetje për ju: Kur na qenka funeral, pse ke ndenjur ti? Pse shfajësohesh me këtë shkrim? Po na ngatërroni shumë si popull dhe nuk e kuptojmë çfarë mesazhi doni të jepni!

Beni
Edhe ka, edhe nuk ka. E para ka, sepse mund ta kenë shkelur në kallo, mund t’i kenë prishur ndonjë pazar, por ai nuk e përdor në funksion të popullit. E dyta, edhe nëse do të ishte e vërtetë, pse ai shprehet me një artikull për media? Pse nuk e jep dorëheqjen, ëëë?

Elisa Sula
Normale që ka të drejtë, është i brendshëm në PS, i di mirë horrllëqet, prandaj flet në atë mënyrë. Vërejtjet nuk i pëlqejnë Ramës.

Manush Dervishi
Kurse unë nuk do të thoja, a ka të drejtë apo nuk ka. Unë do të doja që të gjithë ta kuptonin se ku ka rënë politika. Vetëm shajnë njëri-tjetrin. Po për popullin që u dha votën, kush mendon tashmë? Jemi harruar me kohë. Këta, javë për javë sikur e kanë shou këtë gjë, që mbushin ekranet me vëmendje.

Astriti
O njerëz, a mbani mend ndonjëherë ju të ketë sharë Salën ky? Janë prapaskenat e tij, këto.

Elvisa
Personalisht, jam e zhgënjyer nga Qeveria Rama. Shumë zhurmë e pak punë; të drejtë ka Blushi.

Elona
Ku ka zhurmë, s’është pa gjë…

Geni Shkrepi
Ky po ky! Ky flet kot! Sa merr rrogë kot te PS-ja, se asgjë s’ka bërë për popullin, përveç librave në “ishujt” e tij.

 

ME GJERE PER KETE ANKETE MUND TE LEXONI NE NUMRIN E GAZETES INTERVISTA TE KESAJ JAVE QE GJENDET NE GJITHE KIOSKAT E SHQIPERISE DHE GREQISE SI DHE ONLINE vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *