Akrepi-Akrepi
Një miqësi mes dy Akrepave është e konceptueshme, por rrallë është e fortë. Në fakt, ata mund të kenë mosmarrveshje me njëri-tjetrin për shkak të ngjashmërisë së madhe të karaktereve të tyre. Ekzistojnë dy mundësi në këtë miqësi: Ose ata bëhen menjëherë miq të mirë, ose e refuzojnë që në fillim këtë miqësi. Megjithëse një Akrep ka aftësi të mëdha përshtatjeje kur ka për zemër një person, atij nuk i pëlqen të jetë vazhdimisht me alteregon e tij.

Akrepi-Shigjetari
Një miqësi mes Shigjetarit dhe Akrepit është e mundur, por vështirë se ata mund të jenë miq të afërt. Në fakt, që të dyja shenjat janë mjaft të ndjeshëm, nganjëherë të pamatur dhe mbajnë mëri. Megjithatë, ata mund të zhvillojnë shumë aktivitete së bashku, sepse kanë shije mjaft të përafërta. Yjet këshillojnë më shumë aktivitete dinamike dhe sportive, sesa intelektuale apo artistike, në të cilat mund të mërziten shpejt.

Akrepi-Bricjapi
Kombinimi mes një Bricjapi dhe Akrepi nuk është shumë i këshilluar nga yjet. Në pamje të parë, gjithçka e vë kundër Bricjapin me natyrë të mbyllur, me Akrepin karizmatik dhe llafazan. Por, pasi ka kaluar faza e parë e njohjes, Bricjapi dhe Akrepi mund të bëhen miq të mirë. Megjithatë, ata duhet të bëjnë kujdes, pasi që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Nëse duan të bëjnë lojëra shoqërore (letra, mos u nxeh, etj.) duhet të jenë në të njëjtin ekip, sepse përndryshe mund të nxehen gjakrat!

Akrepi-Ujori
Miqësia mes Ujorit dhe Akrepit nuk është e këshillueshme. Ujori inteligjent dhe dinak do të përfitojë me siguri nga naiviteti i Akrepit dhe ky i fundit, do ta kuptojë me kalimin e kohës. Në një mbrëmje, Ujori mund të tallet lehtësisht me Akrepin, për t’u dukur në sytë e të tjerëve. Akrepi do të kujtojë se është një shaka e thjeshtë, por me vonë, do të kuptojë keqdashjen e Ujorit. Me një fjalë, kjo miqësi nuk është e këshilluar, sidomos për të mirën e Akrepit.

Akrepi- Peshqit
Miqësia mes Peshqve dhe Akrepit është e mundur, por nuk jep garanci! Kjo ndodh ngaqë që të dy kanë natyrë të ndërlikuar. Kështu, ata mund të kenë një miqësi të lëkundur, me ulje-ngritjet e saj. Natyra e butë i bën Peshqit të ndjekin Akrepin në mbrëmje dhe festa, me kusht që ato të jenë planifikuar që më parë. Nëse Akrepi ndjehet i sulmuar, me apo pa të drejtë, ai përgjigjet me agresivitet, gjë që Peshqve të ndjeshëm nuk u pëlqen fare. Kujdes, sepse kur këto shenja grinden, situata mund të shpërthejë nga njëri moment në tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *