Këngëtarja simpatike por edhe shumë e talentuar e trevave të Ulqinit, Esmina Sabovic apo sic njihet ne art me emrin e thjeshte Esmina, është nga ato këngëtare që ka zgjedhur një mënyrë të sajën për t’u përfaqësuar në muzikë. Në prezantimet e saj ajo shfaqet plot klas. Duket shumë e kënaqur nga ajo që ka arritur deri tani. “Femra vetë nga natyra është lozonjare, kështu që unë përpiqem që të gjej një mundësi që të jem afër të gjithëve me këngë, tekste të bukura, klipe të bukura dhe publiku të jetë afër meje me vlerësimet e tij”:- thotë këngëtarja ulqinake. Këndon live për dashamirësit e saj dhe vlerësimet kanë qenë të panumërta.

Ajo mendon se ”Thjeshtësia duhet të ekzistojë gjithnjë tek artisti, sa më i thjeshtë në sjellje dhe dashamirës ndaj të tjerëve, fundja ajo që po bëjmë është art dhe si i tillë bëhet për të sjellë gjëra sa më të bukura për njerëzit, ky është qëllimi kryesor, të tjerat vijnë më pas.” Esmina, ne të urojmë suksese dhe presim vetëm hite nga ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *