Elvira Fjerza është nje artiste që sjell diçka të re sa here qe debuton si ne skenat shqiptare apo edhe ne Diaspore.Me nje aktivitet te mbushur te jetes se saj artistike ne Shkoder ku edhe jeton, gjithmone e ka pare muzikën si nje nga esencat më të mira që mund të marrë e japë një artist. Eshte pikerisht magjia e skenes qe si shume artiste te tjere ajo e perjeton dhe si te tille kerkon ti dhuroje emocione nga me te ndryshmet por edhe te marrë, te vecantat e realet sikunder ne videoklipet e sajqe ka sjelle deri tani. Ndoshta kishte ardhur momenti te krijohej dicka e re ne artin e saj . Nje stil i ri paraqitjeje sa i veshtire dhe serioz po aq edhe origjinal dhe intelektual te cilin ajo paraqet me prezantimet e saj. Numëron shumë këngë të saj, të kënduara nga vetë ajo por edhe bashkëpunime ku mund të përmendim  – “Emine , Emine” “Djale fantasti,”Kolazh Dasmash”,  “Vitet shkojne,” “PENDIMI I VONUAR”, “ Je i mire po s’je per mu””Vitet Shkojne” (Shkodra Fest-Edicjoni ll-të ).Si nje artiste e kompletuar eshte munduar gjithmone qe në muzikën e saj degjuesi te futet ne nje realitet sintonish te zerit, instrumentave, ritmeve dhe imazheve duke bere keshtu qe ne notat e tyre te mbetet per nje kohe te gjatë. Ne kemi pasur edhe artiste të tjera shkodrane, të cilat kanë sjellë risi në muzikë, shpresojmë që edhe të jetë një prej tyre dhe duke I uruar suksese shpresojmë të dëgjojmë një hit të ri prej saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *