Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegim i endrrave…

Shita bizhuteritë
– Motra më ka parë në ëndërr sikur i shita të gjitha bizhuteritë e mia që janë floriri. A ka ndonjë kuptim, kjo?
– Shpjegimi i një ëndrre të tillë i përket motrës suaj, por edhe juve. Mund të diskutoni për një projekt së bashku me motrën dhe do t’ju duhet të investoni. Si fillim, do t’ju kushtojë shumë ky projekt; do t’ju duhet të shisni apo të jepni shumë para, ama bizhuteritë e florinjta që keni parë, tregojnë që do të keni fitim dhe gjendja juaj financiare do të ndryshojë për mirë.

Pengesa për në punë
– Kam parë në ëndërr sikur do të shkoja në punë dhe u vonova shumë. Kisha vënë zilen dhe nuk e dëgjova. Më pas, u zgjova, mora rrobat nëpër duar, vrapova tek autobusi dhe pashë që kishte shumë trafik. Zbrita nga autobusi duke u zënë me shoferin dhe i thashë: “Shpejt, ma hap rrugën se jam vonë me orarin e punës!”. Mora një makinë (s’e di e kujt ishte) dhe hipa, por ajo nuk mori rrugën për në punë, por drejtim të kundërt. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Shfaqja e problemeve të punës në ëndërr nuk është asnjëherë gjë e këndshme, sepse kështu, truri nuk çlodhet gjatë gjumit. Megjithatë, të dalim tek ëndrra juaj. Si fillim, vonesa që keni parë është diçka e zakonshme dhe tregon në njëfarë mënyre pasigurinë që keni ju në gjithçka në jetë, jo vetëm në punë. Po kështu, ëndrra tregon që keni në plan disa projekte, por keni frikë t’i çoni gjer në fund, sepse shikoni gjithnjë vështirësi përpara jush. Në njëfarë mënyre, sikur ia ndillni vetes pengesat. Këtë e tregon edhe trafiku që keni hasur në ëndërr; do të thotë që do të keni vërtet vështirësi në udhëtimin tuaj, por nëse ju jeni të vendosur të arrini destinacionin apo qëllimin që dëshironi, mund të arrini një pjesë të suksesit që keni kohë që po e kërkoni.

U hodha nga lartësia me ish-të dashurin
– Shoh shpesh ish-të dashurin në ëndërr dhe kjo gjë më ka bërë me fiksime. Një herë e shoh veten në mal me të dhe hidhem prej lartësive të mëdha. Ai tregohet shumë i dashur dhe kujdeset për mua. Më pas e kam parë veten në aeroport me të, sikur më premtonte dashuri të përjetshme dhe më thoshte: “Unë nuk jam ndarë kurrë nga ti, kam qenë dhe jam me ty”. Më pas, para meje kisha shumë rrugë dhe shikoja herë nga i dashuri, herë nga rrugët që kisha përpara dhe nuk dija çfarë të bëja. Ai më kishte kapur duart dhe më shikonte me shumë ëmbëlsi. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? E shoh shumë shpesh ish-të dashurin në ëndërr. Faleminderit. Eliza.
– E dashur Eliza, shpesh, ish-i dashuri shfaqet në ëndërr kur ju e kujtoni atë aq shpesh gjatë ditës, ose përjetoni situata, apo dëgjoni një aromë, një muzikë që jua kujton atë. Po kështu, shfaqet kur keni pasur një lidhje shumë të fortë emocionale me këtë person. Ëndrra të tilla, në shumicën e rasteve, tregojnë nostalgji dhe dëshirë për të jetuar edhe një herë ato emocione që keni përjetuar në të kaluarën. Kujdesi e dashuria që ai tregon për ju në ëndërr, nuk janë gjë tjetër veçse nevoja për t’u trajtuar në këtë mënyrë dhe njëfarë ngushëllimi që ia lehtëson dhimbjet ëndërruesit. Lartësia që keni parë në ëndërr tregon ambiciet tuaja dhe se jeni një person shumë i fortë. Tregon që ju keni ambicie në jetë dhe në njëfarë mënyre, me mendime, po e thërrisni ish-të dashurin të kthehet sërish te ju. Kjo s’do të thotë që ai do të kthehet patjetër. Lartësia shpreh edhe një cilësi shumë të mirë; që jeni person me një karakter të veçantë dhe ndoshta, ish-i dashuri juaj ndihet shumë inferior karshi jush. Aeroporti po kështu ju këshillon që ka ardhur koha të bëni paqe me të kaluarën dhe ta lini të lirë ish-të dashurin dhe veten tuaj. Ju keni shumë rrugë përpara vetes, që do të thotë sukses, por tani jeni shumë konfuze. Do t’ju thoja të ecnit përpara dhe ta jetoni jetën tuaj, pa e kthyer kokën pas. Nëse është për t’u bërë ribashkimi me ish-të dashurin, do të bëhet, ama duhet të bëni kujdes që të mos ushqeni shpresa apo të prisni, por thjesht, jetoni dhe shikoni përpara.

Advertisement

Te shtëpia e gjyshes
– Ju lutem, ma shpjegoni ëndrrën time: Shkova te shtëpia e gjyshes sime, që nuk jeton prej shumë vitesh (unë kam qenë shumë e lidhur pas saj), me mendjen për të jetuar aty. Çfarë kuptimi ka? Mami im është bërë merak se mos vdes…
– Duhet ta qetësoni mamin tuaj sepse ëndrra s’ka fare lidhje me vdekjen. Ëndrra juaj tregon që ju keni prirjen të ktheni kokën pas në jetë. Pavarësisht se mundoheni të shikoni përpara, të jeni ambicioze e të punoni për të ardhmen, ka momente që ky entuziazëm ju lë; thjesht ndiheni e lodhur dhe dëshironi të ktheheni pas në të kaluarën, e cila mund të jetë edhe koha e fëmijërisë suaj, që sigurisht ishte pa problemet dhe vështirësitë që tani i hasni shpesh. Në të njëjtën kohë, ëndrra juaj tregon që keni shumë mall për gjyshen dhe në njëfarë mënyre, në familjen tuaj e kërkoni shumë figurën e saj, mbështetjen dhe dashurinë që ju jepte ajo. Por, nëse ju nuk e kërkoni një gjë të tillë, s’ka si ta kuptojë familja juaj, se keni nevojë për më shumë vëmendje dhe dashuri. Ndaj, mos u shqetësoni, ëndrra juaj tregon thjesht lodhjen që ndjeni për momentin dhe dëshirën për të qenë më e përkëdhelur nga njerëzit që ju rrethojnë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Nuk ndaloj dot së ngrëni!

Advertisement