Ajo quhet Rosela dhe është themeluesja e “Rosse skin” dhe “Rosse Beauty”. Frymëzimin tek e bukura e gjeti në vogëli dhe e zhvilloi me kalimin e viteve. Sot vizioni i saj ka nisur të ndriçojë me krijesat e saj, të cilat janë autentike dhe mjaft të veçanta. Se çfarë ka speciale në “Rosse skin” dhe “Rosse Beauty” na e zbulon vetë ajo…!

-Rosela përshëndetje!  A mund të tregosh pak për veten që edhe lexuesi të të njohë më shumë por njëkohësisht të ndash me ne dhe historinë e krijimit të “Rosse Skin” dhe “Rosse Beauty”, çfarë të frymëzoi për të filluar këto iniciativa?

-Përshëndetje! Unë jam Rosela, themeluesja e “Rosse Skin” & “Rosse Beauty”.  Që në moshë fare të vogël jam mbajtur si një vajzë me shumë ambicie dhe me shumë ëndrra. Truri im nuk pushonte së menduari dhe së krijuari gjera. Duke qenë e apasionuar pas produkteve të kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës, lindi ideja për faqet e mia “Rosse Skin” dhe “Rosse Beauty”. Sigurisht, që nga viti 2017 kur e kam hapur për herë të parë, shumë gjëra kanë ndryshuar duke nisur që nga produktet, mënyra e reklamimit dhe gjithçka tjetër. Por, klientët kanë mbetur të njëjtë dhe të besuar, duke qëndruar pranë nesh gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

-Di që je marrë për disa kohë me fotografinë. Si ka ndikuar përvoja jote si fotografe dhe menaxhere e mediave sociale në qasjen, ndërtimin dhe promovimin e produkteve të tua të bukurisë?

-Përvoja ime si fotografe dhe menaxhere e mediave sociale më ka ndihmuar shumë në krijimin e përmbajtjes vizuale tërheqëse dhe autentike. Kam mësuar të komunikoj në mënyrë efektive me audiencën dhe të promovoj produktet në një mënyrë që reflekton vlerat dhe cilësinë e produkteve që unë tregëtoj.

-A mund të na rrëfesh pak për trampolinën e të kaluarit nga menaxhere e mediave sociale në krijuesen e këtyre faqeve të suksesshme të bukurisë?

– Kalimi nga menaxhere e mediave sociale në krijuese të një faqeje të suksesshme të bukurisë ishte një proces natyral për mua. Duke menaxhuar profile të ndryshme, mësova rëndësinë e ndërtimit të një marke dhe angazhimit të audiencës. Kjo përvojë më dha besimin dhe aftësitë për të nisur Rosse Skin dhe për t’a zhvilluar atë në një markë të njohur për kujdesin e lëkurës.

-Çfarë i dallon produktet e “Rosse Skin” dhe “Rosse Beauty” nga linjat e tjera të bukurisë në Shqipëri?

-Produktet e “Rosse Skin” & “Rosse Beauty” dallohen për cilësinë e lartë dhe çmimet konkuruese  dhe përzgjedhjen e kujdesshme të përbërësve. Ne ofrojmë vetëm produkte të provuara dhe të testuara që janë të sigurta për përdorim. Gjithashtu, partneriteti me marka prestigjioze si “Beauty Creations” sjell një standard të ri në tregun shqiptar, duke ofruar produkte ekskluzive që gjenden vetëm tek ne.

-Çfarë është përmirësuar në zhvillimin e të gjithë punës tënde nga partneriteti me markën amerikane “Beauty Creations”, duke qenë se ti bashkëpunon me ta?

-Partneriteti me “Beauty Creations” ka përmirësuar ndjeshëm punën tonë duke na ofruar produkte me cilësi të lartë dhe inovative. Kjo na ka ndihmuar të sjellim standardet ndërkombëtare në tregun shqiptar dhe të ofrojmë shërbime më të mira për klientët tanë.

-Cilat janë disa nga tendencat kryesore të bukurisë ose këshillat për kujdesin e lëkurës, për të cilat besoni se janë të rëndësishme që audienca të jetë e vetëdijshme?

-Disa nga tendencat kryesore të bukurisë përfshijnë përdorimin e produkteve natyrale dhe personalizimin e rutinave të kujdesit për lëkurën. Në kozmetikë, ngjyrat, make up natyral dhe produktet multifunksionale janë shumë në modë. Kujdesi i rregullt dhe pastrimi i mirë janë kyçe për një lëkurë të shëndetshme dhe të rrezatuese.

-Si një krijuese e re në këtë fushë me çfarë sfidash apo vështirësish je përballur në fushën e bukurisë dhe si i ke kapërcyer ato?

-Një nga sfidat kryesore ka qenë konkurrenca dhe ndërtimi i një baze besnike klientësh. Kam kapërcyer këto sfida duke ofruar produkte cilësore dhe duke ndërtuar një marrëdhënie të fortë me klientët përmes shërbimit të shkëlqyer dhe komunikimit të vazhdueshëm. 

-Cilat janë planet dhe aspiratat e tua për të ardhmen e “Rosse Skin” dhe “Rosse Beauty”?

-Planet dhe aspiratat për të ardhmen e “Rosse Skin” dhe “Rosse Beauty”  janë të shumta, por kryesori është të jemi sa më pranë klientëve tanë dhe t’u ofrojmë atyre produkte dhe shërbime të shkëlqyera. Synojmë të zgjerojmë gamën tonë të produkteve dhe të bashkëpunojmë me marka të tjera prestigjoze. Gjithçka do të realizohet gradualisht, duke u siguruar që çdo hap i ri të jetë i menduar mirë dhe në përputhje me nevojat dhe dëshirat e klientëve tanë.

https://www.instagram.com/rosseskin.al?igsh=MTVuMmlwbTh3N2lxag==

https://www.instagram.com/rossebeauty.al?igsh=MTI0Z2J0ZGRlcmZkZw==

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *