Hyrremi kërkon të takojë Sulejmanin, por i thonë se ai nuk dëshiron që ta takojë. Atëhere ajo i jep portierit një letër që t’ia japë Sulltanit dhe largohet. Në letër, ajo i thotë Sulejmanit se ka bërë gabim që ka emëruar pasardhës të fronit Selimin… Ajo i thotë se, si nënë, nuk do të zgjidhte kurrë mes atyre të dyve dhe kërkon që të njëjtën gjë të bëjë edhe ai, si baba. Sulejmani, i inatosur me të, e hedh letrën në zjarr.

Selimi i kërkon sërish Nurbanusë të pijë, por ajo i thotë se tani, duhet të tregohet i kujdesshëm në çdo veprim që do të bëjë, pasi e ardhmja e dinastisë është në duart e tyre dhe se, për këtë të ardhme dhe për fëmijët e tyre, ata mund të digjen edhe në ferr…

Beyazidi dhe Hyrremi takohen me njëri-tjetrin. Ajo i kërkon që të qëndrojë i qetë, por ai i thotë se nuk mund të qëndrojë i qetë, kur e di se e ka tradhtuar vetë vëllai i tij. Hyrremi nuk e pranon se Selimi ka gisht në kurthin që iu bë atij.

Nga ana e saj, Hurixhihani mundohet ta qetësojë Bejazidin, duke i thënë se Hyrremi e mbështet dhe se mbështetja e saj do të jetë e plotë kur të mësojë se Selimi ka gisht në kurthin që iu ngrit atij. Ajo i premton se për të mirën e tij, që nga ai moment, ajo do të afrohet shumë me Hyrremin.

Rustemi takohet me Mihrimanë dhe Hyrremin e u thotë se, sipas informacioneve që ka marrë, ari që u është dhënë rebelëve, ka dalë nga pallati dhe se një rol në këtë kurth mund të ketë luajtur edhe Selimi… Hyrremi vazhdon të mos e besojë se djemtë e saj po luftojnë kundër njëri-tjetrit. Rustemi i kërkon Hyrremit të kërkojë të mësojë më shumë nëpërmjet Ahmetit, i cili është një armë në duart e Fatmës.

Hyrremi, fillimisht, shkon të bisedojë me Selimin, për të mësuar nga goja e tij të vërtetën. Ai e mohon kategorikisht që të ketë dorë në këtë kurth që i është ngritur të vëllait dhe ajo i beson.

Sulejmani bisedon me Sokullun, i cili i thotë se paratë rebelëve ua ka çuar Mahidevrani! Sokollu i thotë se e ka të dokumentuar këtë akuzë që po ngre. Atëhere Sulejmani jep urdhër që çdo pasuri që i është dhënë Mahidevranit të kthehet në pallat, t’i hiqet përqindja që merr çdo muaj nga thesari i shtetit dhe ajo të mbetet krejt e varfër…

Selimi i thotë Nurbanusë se Ahmet Pasha duhet të tregohet shumë i kujdesshëm, sepse zjarri që do të prekë atë, do të djegë dhe Selimin. Për t’ia thënë këtë, ai shkon të takojë Ahmetin, të cilit i kërkon të bëjë gjithçka, që askush të mos e mësojë se ata kanë lidhje me rebelët.

Ndërsa Mihrimaja me Hyrremin bisedojnë, troket dera dhe vjen Zymbyli, që u thotë se menjëherë pasi takoi të ëmën, Selimi shkoi të takonte Ahmetin… Hyrremi zemërohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *