– A është e vërtetë që edhe meshkujt kanë nevojë për komplimente si ne femrat? I dashuri im më ka bërë verejtje që unë s’i bëj komplimente, por më shumë kritika…
– Sigurisht që edhe meshkujt kanë zemër, kanë shpirt dhe kanë nevojë të ndihen të vlerësuar nga partnerja e tyre. Meshkujt kanë nevojë të ndihen të admiruar nga partnerja e tyre. Duhet të dini një gjë; sa më shumë ta kritikoni një mashkull, aq më shumë do ta largoni. Nuk po themi të mos i thoni vërejtjet tuaja, ama t’i bëni me kujdes dhe krahas kritikave, mund të bëni ndonjëherë dhe ndonjë kompliment, se nuk është ndonjë stërmundim i madh. Admirimi ndaj tij, e bën mashkullin të jetë më i stimuluar dhe më i dhënë pas jush. Jo më kot thonë që pas një mashkulli të suksesshëm, qëndron shpesh një femër shumë e zonja, e dashur dhe që e admiron burrin e saj.
Advertisement