– Jam një vajzë që kam prej ca kohësh probleme me sytë. Pas një vizite në qytetin tim, okulisti më tha që kam infeksion të cipës së bardhë që mbështjell kokërdhokun e syrit. Në fakt, nuk kam marrë mjekim, edhe pse ai më dha recetë. Doja të dija nga ju në radhë të parë se si ta trajtoj këtë infeksion? Pse të më ketë ardhur ky infeksion? A është i  trashëguar? Theksoj që nëna ime ka patur herë pas here probleme me sytë, por unë jam vajzë e re…

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: E dashur letërshkruese! Më shqetëson fakti që ju keni kohë që keni probleme me sytë, jeni vajzë e re dhe edhe pse keni bërë një vizitë tek okulisti i rrethit tuaj, nuk e keni bërë mjekimin që ju është rekomanduar. Më bën shumë përshtypje ky fakt pasi ju keni shumë shqetësime me sytë dhe po vazhdoni të qëndroni me shqetësime, pa bërë vizitë dhe pa marrë mjekim.

– Ju më shkruani në letrën tuaj që ju kanë vënë diagnozën infeksion i cipës së bardhë që mbështjell kokërdhokun e syrit, cipa Conjuctivit. Tipet e këtij infeksioni janë tepër të ndryshme dhe në varësi të tipit bëhet edhe trajtimi dhe mjekimi më tej. Duhet t’i nënshtroheni një vizite të mirëfilltë okulistike për të përcaktuar llojin e mjekimit. Jeni e mirëpritur për vizitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *