– I nderuar mjek otojatër i gazetës “Intervista”, kam probleme me veshët. Prej vitesh, veshët më kruhen shumë. Bëra provën e dëgjimit në Tiranë dhe doli se dëgjimi nuk kishte rënë. Mjeku më dha mjekim: alkol borik e vitamina, tableta B6 dhe Alcol bor, që ma qetësuan kruarjen, por vetëm për 1 ose 2 ditë. Ka 6 muaj që veshët vazhdojnë të më kruhen dhe ilaçi apo alkooli nuk po më bëjnë më efekt. Veshët më bëjnë zhurmë si natën, ashtu edhe ditën dhe kjo, në sintoni me rrahjet e zemrës. Dëgjimi më ka rënë pak, ama theksoj që nuk vuaj nga asnjë sëmundje tjetër…

Dr. Petrit Stafa, ORL:  – I nderuar lexues, sipas të dhënave që na jepni, kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me dëmtimin e nervit të dëgjimit, aq më tepër që ju keni bërë audiometrinë dhe kjo ka rezultuar normale. Problemi që ju shfaqni mund të vijë nga infeksioni që keni në kanalin e dëgjimit. Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe një nga këto është edhe myko kandido, pra, myku në kanalin e veshit. Në këtë rast, duhet të bëni një mbjellje për të diagnostikuar diagnozen e saktë dhe në bazë të rezultateve do të merrni antimyk, antibiotik për t’u mjekuar. Nëse pasi të ndiqni mjekimin nuk do t’i keni më problemet e sipërpërmendura, do të thotë që kandidoza e mykut është zhdukur, ama duhet të jeni nën kujdesin e mjekut sepse myku nuk është vetëm në vesh, por në të gjithë organizmin. Prandaj duhet bërë dhe një kulturë fyti për të parë ç’lloj myku është. Ka myk edhe në organet gjenitale, edhe në flokë, edhe në lëkurë e kudo, prandaj është mirë të shikohet myku në të gjithë trupin dhe jo vetëm në vesh. Në bazë të analizave, merret mjekimi me antibiotik lokal dhe antimyk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *