Ai quhet Valdrin Pjetri, djali shkodran që vjen nga një familje e mirë dhe fisnike me vlera intelektuale. Nuk është nga ata të lakuarit në foltoret e politikës por një i ri intelektual dhe i paisur me kulturë njerëzore e profesionale. Ai nuk vjen nga ndonjë lidhje nepotike politike e qeveritare por në saj të korrektësisë e seriozitetit ka akumuluar në një kohë të shkurtër një CV për të pasur lakmi në pozicione nga të cilët ish kolegët e tij janë larguar si të lakuar të pazotë apo të korruptuar. Nuk do ta bëja këtë parantezë nëse pozicioni në të cilin u emërua Valdrini ditët e fundit nuk do të ishte me delikati sidomos për konteksin shqiptar :-Kryerregjistrues i Republikës ose në gjuhën që përdorim rëndom:- Drejtor i Përgjithëm i Hipotekave. Dihet mirë se i tillë pozicion ka qënë përherë pronë e të mëdhenjëve sikur dihet se jo vetëm qytetarët por dhe shteti ynë deri në Strasbug është penalizuar pikërisht nga abuziviteti i kësaj zyre. Mjafton vetëm një sekuence e abuzimeve të 8 viteve nga kryehajduti Arben Qirjako për të kuptuar rëndësinë e personit që udhëheq këtë zyrë! Por Edi Rama megjithe veshtiresite tregon se don te bej shtet jo me familjare e militante servile por me figura të studjuara si të ndershme dhe të kultivuara.Valdrini është zgjedhja e Z.Rama dhe vjen si risi por dhe si fakt se nëse interesohesh gjen në këtë vend zyrtare të ndershëm. Po përtej risisë individuale kjo është një ngjallje shprese se dalëngadalë plagët do riparohen e do instalohet një administrate publike e ndershme dhe përgjegjeshme. Pas Arta Markut në krye të akuzës Valdrini është një tjetër hap drejt shërimit. Sepse pikërisht nga zyra ku është ulur Valdrini kanë ardhur vjedhje monstroze të pronave të shtetit e qytetarëve, ngatërresa deri në vetgjygjësi. Jo vetëm njohja por më tepër CV e Valdrinit na bën të besojmë. Dhe sot me shumë se për ushqim kemi nevojë si popull për shpresë dhe besim.Valdrin Pjetri ka ka përfunduar studimet e larta në Fakulteti Ekonomik, Dega Finance të Universitetit të Tiranës dhe Master të Nivelit të Dytë, për Lidership dhe Menaxhim. Valdrini ka mbajtur disa detyra drejtuese: nga viti
2010-2014 ka kryer detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi)
2012-2014 Pedagog i jashtem tek UET , Lenda : menaxhim i riskut publik
2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes
2014-2017, Kryetar i Komisionit te demontimit te munioioneve ne Ministrine e Mbrojtjes
2015-2018 , ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes
Janar 2018 – Maj 2018 Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane.
Viti 2015- Diplome ne “ Kursi i Larte i Sigurise dhe Mbrojtjes Kombetare”
– certifikate “ Auditues i Brendshem”
– certifikate “ per Drejtim Strategjik “ ne Defense Academy of the United Kingdom.
– Anglisht
– Italisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *