Nëse ka një gjë që bie në sy tek aktorja e njohur Albulena Kryeziu Bokshi, përveç talentit që ka të pushtojë skenën, është buzëqeshja. Aktorja, sapo është bërë nënë dhe tregon ndjesinë e re me të cilën është afeksionuar që në momentin e parë.  Në këtë intervistë, kemi folur edhe për jetën e saj në skenë dhe jo vetëm, kështu që nuk mbetet gjë tjetër vetëm të lexoni atë që është shkruar…!

 Fabjola Kuburi:- Albulena, do doja ti jepja nota konfidencialiteti kësaj interviste dhe do të drejtohem Lena. Një aktore e talentuar por edhe shumë e bukur, ç’ndjesi të ngjall ky emërtim?

Albulena Kryeziu Bokshi:- Faleminderit dhe më vjen mirë që intervista ështe e lirshme. Ende rrënqethem kur e mendoj sepse ëndrra ime për t’u bërë aktore ka qenë qysh nga fëmijëria e hershme dhe kisha përtypjen që kurrë s’do të vijë dita të bëhem e tillë, pastaj këto dy të tjerat “e talentuar dhe e bukur” i konsideroj bonus.(Qesh)

– Me çfarë po merresh aktualisht?

– Pas pauzes pesë muajshe do t’i rikthehem televizionit me dy seriale televizive të cilat po planifikohen  të xhirohen gjatë verës ndërsa trasnmetimi do të fillojë në shtator të këtij viti.

– Ti je pjesë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e ke menduar variantin e zhvendosjes nga Kosova, për diku tjetër?

– E kam menduar më përpara por tani sikur jam rehat në teatrin ku punoj e më është bërë shtëpia ime e dytë dhe se puna në Teatrin Kombëtar të Kosovës më jep kënaqësi të veçantë.

– Je bashkëshortja e një tjetër artisti, duket që je vajzë me gusto që në përzgjedhjen e shokut të jetës. Ku tjetër mund ta quash veten vajzë  me gusto?

– Eh, po me shokun e jetës pata fat sepse edhe ai më zgjodhi mua, por meqë jemi te kjo pyetje besoj që kam gusto të mirë edhe për t’i zgjedhur njerëzit me të cilët shoqërohem, përpos gustos e konsideroj veten me fat që kam një rreth shumë të madh të njerëzve që i dua dhe anasjelltas.

– Sapo je bërë nënë e  një djali të vogël, si kanë ndryshuar gjërat tani pas lindjes së djalit?

– Po mësohem me prezencën e tij, po njihem me të dhe dita-ditës po krijohet lidhje e fortë mes nesh. Ka ndryshuar gati rrënjësisht përditshmëria ime, por në anën tjetër kam përshtypjen që ky ndryshim ka qenë ajo çfarë kam pasur nevojë.

– Mendon se në jetën tënde tani çdo gjë është në vendin e vet?

– Jam falënderuese për gjithçka ka ndodhur në jetën time, madje edhe sfidat që i kam pasur. Ndalem dhe mendoj, për më tepër reflektoj në këtë pyetjen tuaj dhe vërej se në njëfarë forme gjithçka kam ëndërruar dalëngadal po shndërrohet në realitet dhe po, besoj që çdo gjë është në vendin e duhur.

– Kush merret më shumë djalin ti apo bashkëshorti?

– Ishin nja dy muaj që u mora intensivisht me djalin vetem unë, sepse ishim në Tiranë dhe Iliri ishte në proces pune, po vinte ne skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Frankenshtain” dhe natyrisht që unë vura gjithë energjinë time në dispozicion të bebit, në mënyrë që ai të jetë i lire gjatë procesit kreativ. Tash pas shfaqjes varet nga angazhimet. Bashkëshorti im është  tip që s’përton të përkujdeset për djalin sa herë që unë kam angazhime. Me një fjalë ekziston një mirëkuptim i ndërsjelltë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *