Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Endrrat tuaja te shpjeguara...
Nuk kam librezë pune. Si t’i vërtetoj vitet e punës për pension?
Ish-bashkëshorti nuk paguan detyrimet ndaj vajzës...

Nuk kam librezë pune. Si t’i vërtetoj vitet e punës për pension?

– Jam E. Ibrahimi, emigrante në Itali, e datëlindjes 27.9.1954. Punoj në një ndërmarrje veshjesh në Bari dhe jam e siguruar pranë INPS. Gjithsej kam 18 vite pune me sigurime. Ndëmarrja mund të mbyllet dhe mund të mbetem pa punë. A përfitoj pension në Itali me vjetërsinë që kam dhe kur mund të dal në pension? Ndërsa në Shqipëri kam gjithsej 15 vite e 6 muaj punë me sigurime shoqërore, por nuk kam librezë pune. A përfitoj pension në Shqipëri? Si t’i vërtetoj vitet e punës për pension?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, duke ju falënderuar për besimin, po sqaroj për sa na shkruani: Bazuar në legjislacionin italian për përfitimin e pensionit të pleqërisë, është i domosdoshëm plotësimi i dy kushteve: Vjetërsisë kontributive dhe moshës. Për përfitimin e pensionit të pleqërisë në Itali, është i domosdoshëm plotësimi i jo më pak se 20 viteve vjetërsi kontributive. Ju keni gjithsej 18 vite, pra, do t’ju duhen edhe dy vite me vjetërsi kontributive. Në rast se keni mundësi që këto vite t’i plotësoni me punë, do të ishte zgjidhja më e mirë. Ka edhe një zgjidhje tjetër, nëpërmjet sigurimit vullnetar, por ky lloj sigurimi kërkon disa kushte si më poshtë. Shtoj këtu se për të marrë autorizimin për të vazhduar sigurimin vullnetar, i siguruari duhet të përmbushë një nga këto kërkesa:
– Të ketë të paktën 5 vjet kontribute (260 javë kontribute mujore ose 60 kontribute mujore), pavarësisht nga koha e pagesës së tyre;
– Të ketë të paktën 3 vjet kontribute në pesë vitet që paraprinë datën e aplikimit.
– Për punonjësit e punësuar, shuma e kontributit është javore dhe llogaritet bazuar në 52 javët e fundit të kontributit të kërkuar. Kontributet vullnetare mund të paguhen:
– Duke përdorur MAV (pagesa me njoftim), të cilat mund të paguhen në çdo bankë, pa paguar pagesat shtesë (komisione).
– Nëpërmjet faqes së internetit &&&.inps.it Pagesat Forumi–Pagesat Vullnetare, duke përdorur kartën tuaj të kreditit.
– Duke telefonuar numrin falas 803 164 dhe përdorur kartën e kreditit. Nëpërmjet marrëdhënieve ndërbankare të drejtpërdrejta, me të cilat qytetari kërkon një llogari debiti, e cila aktivizohet duke përdorur formularin e dhënë nga Instituti. Sipas legjislacionit në fuqi në Itali, ju do të plotësoni moshën e pensionit kur të jeni 66 vjeçe e 3 muaj. Përsa i përket pensionit në Shqipëri, ju plotësoni kushtet për përfitimin e një pensioni të pjesshëm me 27.09.2014, kur plotësoni moshën 60 vjeçe. Me vjetërsinë që keni, pëfitoni një pension prej 44.3 për qind të pensionit të plotë. Për mungesën e librezës së punës, duhet të na dërgoni në adresën tonë të emailit: albania@inas.it, të gjitha rubrikat në ndërmarrjet apo institucionet ku keni punuar, në mënyrë që të bëjmë konfirmimin e tyre pranë ISSH-së, me të cilën kemi marrëveshje. Për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e aplikimit, për pension në Shqipëri, jemi të gatshëm t’ju asistojmë dhe t’ju ndihmojmë, për të gjitha procedurat dhe kompletimin e dosjes suaj për pension.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Next Post

Ish-bashkëshorti nuk paguan detyrimet ndaj vajzës...

Advertisement