Është bilbil i muzikës popullore shqiptare sidomos asaj të jugut, është e shumëkërkuar kudo në Shqipëri, Europë, Amerikë e Kanada dhe nuk kishte si të ishte tjetër në mos Silva Gunbardhi. U bë e njohur dhe e dashur në të gjithë botën më këngën “Të ka lali xhan” por ajo nuk u ndal me aq. Sapo ka sjellë këngën “Digje zemrën” në të cilën ajo ka shprehur të gjithë talentin e saj në interpretim dhe zë. Një nënë u përkujdesur, një këngëtare e talentuar, një femër fisnike, kjo është Silva Gunbardhi!

 

Fabjola Kuburi:- Silva, në ç’version të sjell kënga “Digje zemrën”?

Silva Gunbardhi:- “Digje zemrën” më sjell në versionin e dhimbjes e trishtimit si pasojë e humbjes së dashurisë. Është një temë e gjerë por që të gjithë e kanë ndjerë nga një herë ktë ndjenjë. Jam munduar ta sjell në formën më të mirë të mundshme.

-Çfarë ka në zemrën tënde tani që po flasim?

-Në këto momente zemra ime është plot dashuri dhe gëzim!

-Cila është kënga që ka nxjerrë më të mirën nga ti dhe që të identifikon më tepër në të gjitha elementet e saj?

– Çdo këngë që e punoj mundohem të jap më të mirën. Më vjen mirë që publiku më ka mbështetur në versionet e ndryshme.

-Të jemi të sinqertë, “Të ka lali xhan” ka qenë dhe mbetet hiti i hiteve apo jo?

– Kjo këngë është më tepër se hit. Ka gëzuar shumë zemra dhe ka bërë që të këndohet shqip nëpër botë.

-Diçka që do të doje ta ndryshoje në mënyrën si funksionojnë gjërat në muzikë aktualisht?

– Jam natyrë që fokusohem tek puna ime. Nuk më pëlqen të ndryshoj asgjë tek të tjerët. Është publiku kritiku më i mirë, ai vendos!

-Ke bërë ndonjëherë ndonjë këngë për të cilën je penduar?

–Nuk jam penduar për asnjë këngë.Secila prej tyre ka ardhur ashtu siç kam dashur, në momentin e duhur dhe në formën e duhur.

-Kush i ka vendosur “rregullat” në karrierën tënde?

–I vetmi rregull në karrierën time është: “Bëj çfarë ndjej”.

-Ndonjë gjë interesante që po ndodh në jetën tënde së fundi?

-Dalvi rritet dhe çdo ditë ma bën shumë interesante dhe intensive.

-Si ndihesh kur e sheh veten në revista e gazetë, me thashetheme nga më të ndryshmet?

–Kanë kaluar shumë kohë dhe s’më bën përshtypje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here