Ka nga ata që kanë një besim të verbër te partneri/ja, duke rrezikuar mbase të idealizojnë çiftin e tyre e ta vënë në rrezik, ashtu siç ka edhe nga ata që mendojnë se një lidhje rimon pa dyshim me mosbesimin, sepse ata dyshojnë te tjetri, por sidomos te vetja. Po ju, a keni besim te tjetri? Përgjigjjuni pyetjeve për të kuptuar çfarë vendi zë besimi në çiftin tuaj. Përgjigjuni me “po” ose “zakonisht po”, nëse jeni dakord me atë që kemi shkruar ne dhe “jo”, ose “zakonisht jo”, nëse nuk jeni dakord…

1. Nuk ka ndonjë problem nëse ai/ajo niset për një fundjavë pa ju:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

2. Ju nuk e pyesni kurrë se si e kalon kohën:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

3. Nuk e keni problem nëse ai/ajo i telefonon gjatë koleges/ut së punës.
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

4. Ju ia besoni paratë tuaja pa ndonjë prapamendim:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

5. Ai/ajo është me shumë vonesë në një takim. Ju, nuk i vini në dyshim shpjegimet që ju jep…
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

6. Ai/ajo ishte nga ata tipa që bridhnin lule më lule para se t’ju njihte, por tani, mendoni se është besnik/e.
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

7. Ai/ajo i di kodet tuaja të e-mailit, Facebook-ut, etj.
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

8. Ju niseni me shërbim pune me mendje të qetë…
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

9. Nganjëherë, ai/ajo bën festa me shoqërinë ku ju nuk jeni i/e ftuar:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

10. Ju ka ndodhur të takoheni me një ish-të dashur të tij/saj dhe nuk e keni pasur problem:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

11. Ju i jepni atij/asaj kartën tuaj bankare:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

12. Juve ju duket normale kur ai/ajo kujdeset veçanërisht për pamjen e jashtme kur shkon në punë:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

13. I keni besuar atij/asaj sekrete të fëmijërisë suaj:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

14. Kur ai/ajo rri për kohë të gjatë i/e heshtur, kjo nuk ju shqetëson:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

15. Shoku/shoqja e ngushtë ju ka thënë se e ka parë me një tjetër, por ju e vini në dyshim këtë dhe ia tregoni:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

16. Ju nuk keni frikë se ai/ajo mund të nxjerrë në shesh ndonjë informacion tuajin konfidencial:
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo

17. Ju mësoni se ai/ajo ka pasur probleme me drejtësinë, por kjo nuk ju pengon të vazhdoni t’i besoni…
a. Po
b. Zakonisht, po.
c. Zakonisht, jo.
d. Jo
Rezultatet
Nëse keni më shumë «jo». Ju nuk keni aspak besim te partneri/ja…
Ju keni frikë se ndikimi i jashtëm mund t’i shkaktojnë ndonjë problem çiftit tuaj dhe i caktoni vetes një detyrë: Atë të parashikimit të “gjithçkaje”! Duket sikur doni ta mbroni partnerin/en, ta mos e lejoni të bëjë gabim, ose të bjerë pre e tundimeve. Mungesa juaj e besimit nuk është pasqyrimi i një mosbesimi sistematik ndaj partnerit, por më shumë një dëshirë për t’i evituar ndikimet e këqija, sepse nëse ai do të binte pre e tyre, do të përbënin një kërcënim të vërtetë për çiftin tuaj. Ju i urreni gjërat e paparashikuara, futjen në kukulen tuaj dyvendëshe, duke filluar që nga ish-të dashurit, shokët, por edhe transferimet e vendimet e nxituara, sepse keni frikë se partneri/ja nuk do t’u bëjë ballë, i/e mësuar siç jeni që të keni besim vetëm në forcat tuaja. Përparësia e tendencës që keni është se i jepni tjetrit një ndjenjë të jashtëzakonshme sigurie dhe stabiliteti. Ju mund të hezitoni për një kohë të gjatë në një projekt, por kur keni grumbulluar provat e duhura dhe keni krijuar besim në vetvete, jeni i/e aftë të shpalosni një energji të paparë. E keqja është se, kur tendenca juaj e mungesës së besimit bëhet shumë e theksuar, nuk jeni larg mosbesimit (nganjëherë, xhelozisë), por më shumë dekurajimit dhe gjithmonë, dyshimit. Vështirësia për të pasur besim ju shtyn nganjëherë të ndjeni vetmi. I thoni vetes se askush nuk ju kupton, ndërkohë që ju bëni shumë përpjekje për të qenë në lartësinë e duhur…

Nëse keni më shumë “zakonisht jo”. Ju keni pak besim te partneri/ja…
…me përjashtim të disa fushave të përcaktuara mirë. Ju doni të mbroni pavarësinë që, sipas jush, do ta humbisnit, nëse do t’i linit tjetrit shumë vend në zgjidhjet tuaja personale. Në fakt, ekzistojnë fusha të jetës suaj apo mendime që doni t’i mbroni duke mos i ndarë me tjetrin. Pavarësisht kësaj, ju keni shumë besim tek ai për disa gjëra që mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njëri çift te tjetri. Për shembull, ju mund të keni shumë besim tek ai kur bëhet fjalë për të administruar buxhetin familjar, por nuk i rrëfeni gjëra për të shkuarën ose aktivitetin tuaj profesional. Megjithatë, këto stepje të pjesshme mund të zhduken me kalimin e kohës nëse ai/ajo ju jep prova të mjaftueshme besimi. Në fund të fundit, ju dyshoni edhe për veten dhe preferoni të shmangni veprimet ose zgjidhjet për të cilat nuk ndjeheni aq i/e sigurtë në vetvete. Përparësia e stilit tuaj është se jeni i/e matur: Nuk jeni nga ata që rrëmbeheni pas diçkaje dhe dini të ruani arsyen edhe kur gjithçka ju shtyn të bëni të kundërtën. E keqja është se në sytë e shumë vetëve ju ngjani shumë i/e arsyeshëm/me, ose më realist/e sesa duhet. Partneri/ja ju qortojnë nganjëherë për qëndrimin tuaj kritik ndaj të metave të tij/saj. Si përfundim, ju nuk keni besim total.

Nëse keni më shumë “zakonisht po”. Në përgjithësi, keni besim te partneri/ja…
Ju e bazoni lidhjen në një ekuilibër të arsyeshëm të secilit dhe, që atmosfera e çiftit të jetë e qëndrueshme, mbroni disa sektorë të jetës suaj personale. Jeni në kërkim të një harmonie që respekton autonominë e secilit. Ju keni besim te tjetri, por nuk u kushtoni rëndësi detajeve. Kështu, një defekt i vogël nuk i vë pikëpyetje së përgjithshmes, por nëse defektet pasojnë njëri-tjetrin, mund të filloni të dyshoni. Ju i kushtoni më shumë rëndësi lirisë së zgjedhjeve sesa bindjes ndaj detyrimeve të jetës në çift. Thellë-thellë, nxiteni nga respekti për tjetrin: Nëse ju nuk i bëni pyetje, kjo nuk vjen nga mungesa e interesit, por për të mos u futur në territoret personale që janë të shenjta për secilin. Kështu, pra, ju i jepni besimin tuaj atij që di të respektojë limitet, të evitojë futjen në jetën tuaj private. Përparësia e tendencës suaj është se ajo nxjerr në pah cilësitë tuaja tolerante: Jeni i/e aftë t’i pranoni të tjerët dhe, më shumë akoma, t’i doni për veçantitë dhe ndryshimet e tij/saj. E keqja është se nganjëherë dukeni si një qenie sekrete, që rrallë e zbulon veten dhe luan rolin e indiferentit/es, sikur do të mbrojë veten nga gjërat që mund ta zemërojnë. Ideali juaj është qetësia dhe ndarja e vlerave thelbësore; gjërat e tjera janë dytësore.

Nëse keni më shumë “po”. Ju keni besim të plotë te partneri/ja…
Ju i besoni aq shumë, sa duket se e injoroni mundësinë e zhgënjimit. Ju jeni me shprehjen: Gjithçka ose asgjë! Në fakt, për çfarë do të shërbente një besim i kufizuar në disa fusha dhe i paimagjinueshëm në të tjera? Ju keni etje për ideale dhe jeni gati të përfshiheni i tëri/a në këtë drejtim. Lidhja juaj dashurore karakterizohet nga pasioni dhe shkrirja te njëri-tjetri. Ja përse ju kultivoni një verbëri relative përballë incidenteve të vogla: Vonesa të pashpjegueshme, gjëra të paparashikura, gënjeshtra të vogla, etj. Ju ndodh ndonjëherë të mohoni të dukshmen nëse kjo përfaqëson një kërcënim për klimën e besimit kaq të rëndësishme për ju. Kërkesat tuaja ndaj vetes nuk qëndrojnë më pas. Ju nuk lejoni as defektin më të vogël te vetja, sepse doni të jeni i/e panjollë për të qenë i/e denjë për besimin e njeriut që doni. Gjithë kjo ndërtesë e bukur, nganjëherë shembet nëse ju hyn dyshimi për diçka. Atëhere, problemi më i vogël mund të dërrmojë krejtësisht, brenda një momenti, gjithë besimin tuaj. Thellë në shpirt keni frikë se nuk jeni në lartësinë e duhur, sepse jeni nga ata/o që duan të jenë të përkryer/a. Përparësia e kësaj tendence që keni është se ajo forcon cilësinë e ndjenjave tuaja e nxjerr në pah anën tuaj romantike. Pranë jush, partneri/ja ndjehet i/e sigurtë se e doni me pasion. Është mbresëlënëse aftësia juaj për t’u dhënë me mish e me shpirt pas një lidhjeje, por pikërisht këtu mund të lindin problemet. Perfeksionizmi juaj mund të kthehet kundër jush, pasi ai/ajo që doni mund ta ndjejë veten jo në lartësinë e pritshmërive tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *