Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Te cilat ushqime e gjej hekurin?

– A mund ta di çfarë e shkakton mungesën e hekurit në organizem. Ma thonë shpesh, sepse jam pak si e zbehtë. Në çfarë ushqimesh e gjej hekurin? Faleminderit.
– Mungesa e hekurit në organizem mund të vijë si pasojë e gjakderdhjes së shtuar që mund të jetë kronike, nga ulçera, herniet, tumoret e traktit tretës, gjakderdhje mestruale, absorbimi i dobët dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit. Disa nga shenjat që tregojnë mungesë hekuri, shfaqen ngadalë, por si fillim, personat që preken nga kjo gjë, janë të plogësht, kanë frymëmarrje të vështirësuar, zbehje, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje koke, flokët u bëhen shumë të dobët dhe fillojnë të bien. Pra, përgjithësisht, personi që ka mungesë hekuri, ka një çrregullim të theksuar të shëndetit. Ata që kanë mungesë hekuri, kanë edhe mungesë të vitaminës A, gjë që mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së anemisë. Hekurin mund ta gjeni në këto ushqime: Mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshëra, kungulli, bizelja, fiku, etj. Nëse ju keni mungesë të theksuar hekuri, atëhere bëni një vizitë te mjeku dhe ai do t’ju sugjerojë edhe ndonjë preparat me përmbajtje hekuri, që përgjithësisht, merret së bashku me ushqimin ose pasi të keni ngrënë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Devis Muka: Mes meje e Oltës ka reaksion kimik!

Next Post

Kida: Unë dhe Majli në një skenë...

Advertisement