Dimri ende nuk ka filluar me gjithë furinë e vet, megjithatë ju keni vendosur të mos trishtoheni nga mungesa e verës, por ta bëni dimrin edhe më të nxehtë me sms seksi, lojëra erotike, menu afrodiziale dhe sfida të tjera. Zbuloni sugjerimet tona për të mbajtur gjallë dëshirën dhe zbuluar horizonte të reja…
1. Takime të nxehta
“I dashur, sot është e shtunë, ditë pushimi dhe feste. Pse të mos festojmë në shtrat?”. Jemi dakord me ju, ritualet dhe zakonet në shtrat nuk janë gjithmonë eksituese. Ju mendoni se dëshira qëndron te surpriza? Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë… Nëse i jepni një program të nxehtë partnerit, atij mund t’i ndizet dëshira menjëherë. Bëjini të ditur ku e kur doni të takoheni dhe çfarë keni ndërmend të bëni apo t’i bëni atij.
Si të veproni?
Nëse jetoni bashkë, bëni një ndryshim dhe bëni sikur po përjetoni një lidhje të fshehtë, duke i lënë një takim në orën 12.30, në një hotel, për shembull. Në shtëpi, pëshpëritini në vesh, gjatë darkës, të vijë në dhomë në orën 22.00 fiks, për disa përkëdhelje të nxehta. Çiftet që jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri mund të organizojnë një program, duke mos i lënë asgjë rastësisë: As vendin, as momentin, bile as mënyrën se si do të zhvisheni. Duke ia paraqitur partnerit tuaj këtë “plan seksi”, në mënyrë urdhërash, mund të zgjoni tek ai një dëshirë nënshtrimi, të cilën do t’jua shprehë butësisht…
Çfarë sjell kjo?
Mundësinë për të imagjinuar, fantazuar, ëndërruar përkëdheljet që do të jepni dhe merrni. Kështu, mund të zbuloni që kënaqësia nganjëherë arrihet nëpërmjet fjalëve dhe ardhjes “rreth e rrotull”…
2. Sms të nxehta
Tregohuni seksi në versionin sms. Që partneri të kujtohet për ju dhe t’ju dëshirojë kur nuk jeni afër tij, përdorni gjithë mjetet që ju ofron teknologjia; telefonata, sms apo e-maile, me qëllim që ai të imagjinojë momente të nxehta, që janë edhe më eksituese nga situata. Në fakt, ai nuk do ta ketë të lehtë ta fshehë dëshirën e tij gjatë një mbledhjeje me shefin, apo takimit me një klient.
Si të veproni?
Në mëngjes, në orën 10, para sesa mbledhja e tij të arrijë kulmin, dërgojini një mesazh që kuptohet lehtë. Përshkruajini mënyrën se si jeni veshur, atë që keni dëshirë t’i bëni dhe që ëndërroni t’ju bëjë ai. Imagjinoni përkëdheljet tuaja dhe përshkruajani me saktësi. Duart e tij në trupin tuaj, buzët tuaja në të tijat. Ju e dini me siguri se çfarë e bën atë të dridhet, ndaj përfitoni prej kësaj! Ai nuk ju përgjigjet dhe ju imagjinoni dëshirën e tij vetëm disa metra larg zyrës së shefit. Meqë ra fjala, kujdes se mos ia dërgoni mesazhin dikujt tjetër gabimisht!
Çfarë sjell kjo?
Këto lojëra paraprake psikologjike janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar dëshirën. Prisni që partneri juaj të kthehet në shtëpi më shpejt se zakonisht…
3. Shtyjeni për më vonë
Ju kujtohet filmi amerikan “40 ditë e 40 net”, në të cilin heroi bie në dashuri, ndërkohë që është betuar që të mos bëjë seks për 40 ditë e 40 net rresht? Për të respektuar betimin, heroi mjaftohet duke kaluar një lule mbi trupin pothuajse lakuriq të së dashurës: Drithërimat janë të garantuara! Përfitoni nga kjo skenë duke luajtur me zjarrin e dëshirës së partnerit. Provokojeni, eksitojeni, stimulojeni dhe ndaloni në momentin e duhur.
Si të veproni?
Sfidoni njëri-tjetrin që të prekeni, të shiheni dhe të përkëdheleni, pa kaluar nga penetrimi, për një ose shumë ditë rresht. Ju mund të shtoni edhe aksesorë, si pupla, copa akulli, ose xhel masazhi, ose të lidhni sytë, për të përjetuar vetëm ndjesinë e trupave tuaj.
Çfarë sjell kjo?
Kjo përmbajtje e butë dhe sensuale do t’ju mësojë të dyve të kontrolloni eksitimin dhe të jeni më të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit. Kjo lojë është edhe një mënyrë për të kujtuar rëndësinë e lojërave paraprake në shtimin e dëshirës.
4. Mesazh i koduar
Jeni për darkë te disa miq, ose te vjehrra. Atmosfera nuk është festive, ndërkohë që shikimi juaj fillon të bredhë në trupin e partnerit. Keni dëshirë për të? Bëjani të ditur… në atë mënyrë që askush të mos e kuptojë. Njihet fuqia afrodiziake e një buzëqeshjeje, ose një shikimi të prapë, të shkëmbyer në publik, gjoja si kot, por të ngarkuar me nënkuptime. Mbase është eksitues fakti që kuptoheni pa folur, apo që fshihni diçka nën sytë e pafajshëm…
Si të veproni?
Përcaktoni së bashku një gjest të vogël të koduar që nënkupton dëshirën tuaj. Për shembull, kruani pëllëmbën e dorës, përkëdhelni parakrahun tuaj. Simboli juaj duhet të jetë sekret. Kur ju lind dëshira, kaloni në veprim… dhe prisni reagimin e tij.
Çfarë sjell kjo?
Cili është interesi i këtij kodi sekret? Një ekzibicionizëm që e kuptoni vetëm ju, një lloj bashkëpunimi afrodiziak. “I dashur, themi “natën e mirë” e “faleminderit” dhe ikim?”.
5. Imagjinoni skenarë seksi
Kënaqësia kalon së pari nga truri. Dihet tashmë se uniformat janë eksituese. Zjarrfikës, infermiere, stjuardesë… Çojeni vesin dhe kënaqësinë deri në fund duke veshur kostumet e fantazisë suaj. Por, meqë vetëm veshja nuk mjafton, futuni nën lëkurën e personazhit tuaj duke luajtur një rol. Krijoni një skenar jo të shkurtër, që të zgjasni kënaqësinë.
Si të veproni?
Keni dorë të lirë për skenarin, tani ju takon juve të aktroni! Marrje në provim për punë që përfundon në shtrat, hidrauliku në pritje të një “bakshishi” të vogël, ose kërcimtare kabareje.
Shënim për burrat: Punët e shtëpisë, hekurosja dhe lyerja e këpucëve nuk janë të përfshira në skenar. Veshjet mund t’i improvizoni nga garderoba juaj, ose t’i zgjidhni së bashku në një seks-shop. Përpiquni të luani lojën, duke improvizuar ardhjen, kontaktet, prekjet dhe përkëdheljet e para…
Çfarë sjell kjo?
Një përshtypje të vërtetë ndryshimi pa ndërruar partner, vënien në punë të imagjinatës së kënaqësisë dhe një dozë të mirë të qeshurash.
6. Sfidoni gjërat e ndaluara
Dihet se gjërat e ndaluara kanë shijen e parajsës. Thyerja e rregullave, frika se mos ju kapin me presh në duar dhe shtimi i adrenalinës që vijojnë më pas, e ndihmojnë shumë eksitimin. Jeta e përditshme është e mbushur plot me situata të tilla, ndaj…
Si të veproni?
Ai po flet në telefon me shefin? Po sikur të përfitoni duke u marrë me të? Mos u stepni nëse ai tregon pak rezistencë; ai sigurisht që e ka një minimum ndërgjegjeje profesionale! Kështu, mund t’i tregoni dëshirën për të dhe t’i ngjallni oreksin në vend të pazakonta: Në makinë, në kinema, në tren ose në kabinën e provës së dyqanit. Bëjini gjestet më pikante me disa fjalë dhe lëreni sharmin tuaj të veprojë…
Çfarë sjell kjo?
Një ndjenjë eksituese trasgresioni dhe një mjet për ta bërë potencialisht erotike cilëndo skenë të jetës së përditshme.
7. Fuqia e fjalëve
Kemi tendencë të harrojmë sa horizonte të reja erotike mund të hapin fjalët, megjithatë, ajo që nuk është eksituar kurrë nga leximi i një teksti erotik le të hedhë… librin e parë! Megjithëse literatura erotike nganjëherë është shokuese, duke filluar nga markezi i Sades, tek autorët bashkëkohorë, duke kaluar nga Kamasutra, ajo ka meritën që e nxit epshin në mënyrë efikase.
Si të veproni?
Është më mirë dhe më seksi të lexoni me zë të lartë të dy një roman erotik, sesa të lexoni secili më vete. Bëjeni me radhë, dëgjoni tjetrin të flasë dhe vizualizoni fjalët e librit. Një alternative tjetër: Bëhuni heroi i romanit tuaj virtual duke rrëfyer se cilat janë fantazitë tuaja më të çmendura.
Çfarë ju sjell kjo?
Duke folur për seksin, duke thënë fjalët e një tjetri nëpërmjet literaturës erotike, mund ta ndihmoni çiftin tuaj të komunikojë më shumë dhe të kapërcejë bllokimet e mundshme. Kështu, do të vini në punë edhe imagjinatën tuaj.
8. Ushqimet afrodiziake
Pas fuqisë së fjalëve, ajo e shijes dhe prekjes, falë një darke 100% afrodiziake. Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për ushqime me veti të mira për oreksin seksual. Disa prej tyre kanë aftësi psikologjike të provuara në shtimin e dëshirës, por në përgjithësi, rolin më të madh këtu e luan imagjinata, sesa aftësitë e tyre “mrekullibërëse”. Nuk ka nevojë të shkoni shumë larg me imagjinatë për të mësuar nga vijnë dhuntitë afrodiziake që i atribuohen kastravecit apo bananes… Placebo apo jo, përfitoni nga efektet e tyre! Mundësisht, shijojini drejtpërdrejt me duar, për të shtuar sensualitetin.
Si të veproni?
Përgatisni një darkë të lehtë, jo me shumë alkool, që të jeni të freskët dhe në formë. Gjatë aperitivit harrojini patatinat me yndyrë e salçiçet dhe zgjidhni më mirë fruta me lëvozhgë (arra, bajame, lajthi), të pasura me vitaminë B2. Kaloni pastaj te frutat e detit (stridhet, haviari, aragosta), të njohura për aftësitë e tyre. Përfundojeni me një sallatë frutash të spërkatur me xhenxhefil, ose luleshtrydhe me krem.
Çfarë ju sjell kjo?
Përmirësimin e ndjeshmërisë së mureve vaginale, falë vitaminës B2, forcimin e enëve të gjakut për partnerin me anë të vitaminës C, stimulimin e prodhimit të testosteronit me zinkun që përmbajnë stridhet… Dhuntitë janë të shumta, por rezultati, i njëjtë: Oreksi seksual do të shtohet si te burri, ashtu edhe te gruaja, sapo të shuani urinë e stomakut…