– Jam e lidhur me një djalë prej një viti tashmë. Problemi është se kur bëj marrëdhënie seksuale me të, ai ndjen shumë kënaqësi, ndërsa unë nuk ndjej asgjë. Jam shumë e mërzitur, sepse unë e dashuroj, por nuk ndjej atë që ndjejnë femrat e tjera. A ndikon mosha te marrëdhëniet seksuale? Unë jam 21 vjeçe dhe ky është mashkulli i parë për mua.

– Nuk duhet të shqetësoheni, sepse ka shumë vajza apo gra që nuk e arrijnë dot orgazmën që në fillimet e tyre. Aq më tepër që për ju ky është mashkulli i parë me të cilin kryeni marrëdhënie seksuale. Ju duhet t’i kërkoni ndihmë edhe të dashurit tuaj, duke ia shpjeguar gjendjen tuaj. Lexoni më shumë rreth arritjes së orgazmës, ose thjesht bisedoni me të dashurin hapur fare. Një mënyrë tjetër për të njohur trupin tuaj dhe pikat tuaja të kënaqësisë është të masturboheni. Në këtë mënyrë, do të zbuloni se ku ndjeni më shumë kënaqësi dhe këtë gjë t’ia tregoni edhe të dashurit tuaj. Është shumë i rëndësishëm komunikimi i hapur me partnerin. Ama, mos harroni se kënaqësia seksuale me kalimin e kohës vjen e shtohet dhe marrëdhëniet përmirësohen, sepse eksperienca bën punën e vet.

– Unë me tim shoq kënaqem vetëm 10 minutat e para, më pas më neveritet dhe nuk bëj dot seks. S’e kuptoj ku qëndron problemi tek unë dhe nuk di si të veproj. Në fakt, vë re që kur arrij orgazmën, ndjej një dhimbje në fund të barkut dhe s’dua të kem më kontakt.

– Nuk e di moshën tuaj, por me të dhënat që shkruani, më bëni të mendoj që mund të keni ose ndonjë infeksion, ose ngecje psikologjike. Një femre, zakonisht, i duhen më shumë se 10 minuta për të arritur në orgazëm, por ka edhe përjashtime. Së pari, do t’ju këshilloja një vizitë gjinekologjike për dhimbjen në fund të barkut dhe më pas mund të konsultoheni edhe me bashkëshortin për pakënaqësitë që keni. Neveritja që ndjeni ndaj tij nuk është shumë normale. Ndoshta arsyen brenda jush e dini vetëm ju dhe askush tjetër. Ju e dini më mirë se çfarë jua shkakton këtë neveritje. Marrëdhënia seksuale, aq më tepër me atë që do, është një kënaqësi dhe nuk mund të të neveritet kur ka ndjenja dhe tërheqje nga të dyja palët. Gjithsesi, vizitën te gjinekologu mos e lini pas dore.

E dashura më refuzon në seks dhe kjo më bën të dyshoj se më tradhton. Ju, si mendoni?

– Së pari, nuk di asgjë rreth jush që të mendoj nëse hyn tradhtia në mes apo jo. Një arsye duhet t’jua japë e dashura, se pse nuk pranon të bëjë seks me ju. Flisni hapur me të dashurën dhe mos ia impononi dëshirën për seks, por lërini gjërat të vijnë natyrshëm dhe me dëshirën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *