Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i heq lipomat?

– Unë që po ju shkruaj jam një djalë 30 vjeç që kam një problem që po më shqetëson prej vitesh. Unë kam disa lipoma nën lëkurë pothuajse në të gjithë trupin. Lipomën e parë e zbulova rastësisht në moshën 13 vjeçare. Ishte krijuar pak sipër gjurit të majtë dhe ishte në madhësinë e një kokrre lajthie. Pas asaj kohe, kanë filluar të më formohen lipoma të tjera rreth kofshëve, në pjesën e parakrahëve dhe më vonë në bark e në zonën pas kurrizit. Disa formohen në madhësinë e një kokrre arre dhe disa qëndrojnë më të vogla. Kur i prek, disa më dhembin, ndërsa disa të tjera, jo. Në moshën 21 vjeçare i operova katër të tilla në zonën e parakrahut pasi më dukeshin shëmtuar, por kohë pas kohe, zbuloja ndonjë lipomë të re duke prekur pjesët e ndryshme të trupit. Disa i kam në zona më delikate, njërën e kam ngjitur me damarin ku bëhet serumi te njëri nga krahët. Kam vënë re që kohët e fundit më janë shfaqur lipoma të reja. Jam shumë i shqetësuar pasi më duket sikur ndonjëherë më zënë frymën. Ju lutem, doktor, më tregoni a ka ndonjë metodë trajtimi që të eleminohen dhe të shpëtoj prej tyre? Një person që merrej me masazh më tha që po t’i bëj masazh, ato zhduken. Unë s’e kam provuar, me thënë të drejtën. I prek herë pas here nga meraku, por kam frikë se nga ngacmimi mund të më shtohen. Ju lutem, më thoni si të veproj dhe cila është metoda më e mirë për t’i trajtuar?

Dr. Albana Lufi, mjeke–dermatologe: – Lipoma është rritje e qelizave yndyrore në një kapsulë të hollë dhe gjendet zakonisht vetëm nën lëkurë. Lipoma shfaqen më shpesh në trung, qafë, kofshë, krahë dhe sqetulla, por ato mund të shfaqen pothuajse kudo në trup. Në të njëjtën kohë mund të jenë të pranishme një ose më shumë lipoma. Shkaku i formimit të lipomave nuk është kuptuar plotësisht, por tendenca për t’i zhvilluar ato, është e trashëguar. Një dëmtim i vogël mund të shkaktojë rritjen. Mbipesha nuk është faktor që ndikon në krijimin e lipomës. Lipomat zakonisht janë të vogla dhe shfaqen vetëm nën lëkurë, janë të lëvizshme dhe të buta, nuk shkaktojnë dhimbje. Përgjithësisht, mbeten në të njëjtën madhësi ose gjatë viteve, mund të rriten shumë ngadalë.

– Lipomat mund të shfaqen në të gjitha moshat, por më shpesh shfaqet në moshën e mesme. Lipomat, në përgjithësi, nuk kërkojnë trajtim. Nuk ka asnjë trajtim të njohur për të parandaluar lipomat ose trajtim që të pengojë rritjen e tyre. Lipoma ose lipomat mund të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale sidomos në rastet kur bëhen të dhimshme, kur infektohen, kur rriten shumë në madhësi ose edhe në rastet kur shkaktojnë stres të konsiderueshëm. Pra, e vetmja rrugë trajtimi është kirurgjia. Mund t’i drejtoheni kirurgut për të marrë më tepër informacion në lidhje me procedurat kirurgjikale.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Jam 36 vjeç dhe urinoj natën

Advertisement