Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Poezia juaj…

Poet

 

Poet, ku e humbe frymëzimin,

Advertisement

a mos vjeshta zemërake ta ka zënë,

A mos vallë dikush ta vodhi mendimin,

dhe në kurthin tim paska rënë?!

 

Po pse nuk flet, por vetëm sheh

qerpikëzat duke përplasur përmbi sy?

Unë jam muza jote, nuk më njeh,

jetë nga duart e tua, më fale ti!

 

Frymë më dhe nga kraharori

e shpirtin tënd me mua ndave,

Por portreti im kaq shumë të lodhi,

që rri duke menduar e në halle?!

 

Po merre penën nëpër duar,

dhe shkruaj me frymën e dashurisë.

Nëpër shkronja do të më gjesh dhe mua,

si shpirt i madh i poezisë…! Dorina Mushi

 

Trotuari i nostalgjisë

 

Pëshpërin sonte vetmia

Bashkë me gjethet hiqet zvarrë

Trotuar, pllaka me vija

Heshtje, gjethe, trotuar…

 

Rrugë e gjatë e monotone

Hapa malli të pafund

Zemra do ”destinacione”.

Kurse ti, nuk nxjerr ”gjëkund”!

 

Shkel mbi pllakat vija-vija.

Duke ditur se ç’më pret

Në fund të saj ndodhet shtëpia

Unë k’të rrugë e bëj kaq vjet’.

 

Kaq vjet që shkel pllakat me vija

E humb në ‘to si një i marrë.

Dua të t’them, që nostalgjia.

Më merr sa shkel, k’të trotuar!

 

Dua të them që nuk të dua.

Në këtë rrugë, ç’pësoj s’e di.

Për çdo natë ecën me mua

Nga këtu, gjer në shtëpi.

 

Dua të them që më mungon

Ç’të të them e ç’të kuptosh

Herë pranë vetes më afron

Pa harruar t’më largosh.!

 

Destinacionin e di zemra.

Rrugët janë veç t’i përshkosh! Bledi Ylli

 

Buzëqeshja jote

 

Buzëqeshja jote, stoli e rrallë,

Magnet i fuqishëm, që zor t’i bësh ballë.

Që ngjan me Diellin, që ngroh e ndriçon,

Dhe vlen më shumë se çdo diamant,

që pamjen tënde zbukuron.

 

Është shenjë e paqes, plot mirësjellje e urtësi,

Është gjuha universale, mbushur me magji.

Lehtësisht e kuptueshme, edhe për një fëmijë.

Kur qesh buza, me ata dy sy, aty fillon

e zjarrta Dashuri… Marash Gilaj – Emigrant në SHBA

 

Le të thonë që u çmenda!

Laps e letër më nuk do të prek

por me shpirt do vazhdoj të shkruaj

gjakun poetik, rrugëve të pendesës do e derdh

për ty që ndjehesh e lënduar…

E bota le të flasë ç’të dojë

le t’thonë qe u marrosa, u çmenda.

por unë gjakun tim do ta përdor si bojë

e rrugët do t’i bëj pergamena.

Fjalët e shenjta të dashurisë

do jenë emri yt e fjala “të dua”

nëpër shekujt që do të vijnë

t’i lexojnë të gjithë njerëzit e dashuruar.

Si Perëndi, emri yt të jetë

njerëzit të t’kërkojnë falje për mëkatet e veta

ty të ta falin shpirtin e vet

të gjejnë atë falje që unë nuk e gjeta!

Le të thonë që u çmenda! Ylli Jahaj

 

Dhimbje…

Ufff! Më doli një zë nga thellësia e shpirtit.

Sa shumë dhimbje, lot, vuajtje, kish mbledhur zemra!

Nuk desha të vuaj më… mjaft!

E kapa me gishtërinj njërin cep të zemrës dhe e mbajta fort,

që asgjë… asgjë mos ta lëndojë, por kjo zemër që kam në duar,

ndjen përsëri dhimbje nga gishtërinjtë e mi që e mbajnë të shtrënguar…

Nuk di se si kjo zemër do të shpëtojë nga dhimbja

vuajtjet, lotët, mbase do kalojë, veç kur ajo të pushojë

përsëri, dhimbje diku tjetër do shkaktojë!

Në këtë botë, ka shumë dhimbje, vuajtje dhe lot

mbamani zemrën, se m’u bë copë! Henrieta Pareshi

 

 

Mall

Dy pika loti mbi sy me ranë

Befas për ty ndjeva shumë mall.

Të gjitha rrotull më duken të kota

Të dua ty, për mua je gjithë bota.

 

Sa më shumë të dua, aq më shumë vuaj

Ndoshta kjo është formula kur je i dashuruar

Sa më shumë të dua, aq më shumë zihemi

Dua çdo çast të jem me ty e të dy të gdhihemi.

 

Sa inat më vjen e sa shumë po vuaj

Bëj luftë me shpirtin, ty për të të harruar.

Po si mund ta harroj lumturinë, dashurinë

Është njësoj si të thuash “harrova të marr frymë”.

 

E zhytur në mall e mallëngjim

I thura këto vargje për ty, njeriu im.

Me imagjinatën time me ty unë jam tani

Gjithë bota është e imja, kur jemi ne të dy. Tefta Rakulli

 

“Kam nevojë”

 

Kam nevojë të prek

të paprekshmen ndjenjë,

kam nevojë të digjem

në të padjegurat epshe.

Kam nevojë të fluturoj

mbi retë ku s’ka fluturuar asgjë.

 

Ç’kohë po jetojmë në këtë botë,

atë të cilën nuk dimë asgjë,

atë prej së cilës kërkojmë

të gjejmë diçka,

logjike s’ka asnjëra jetë,

e asnjë kohe… Blerona Brao, Maqedoni

 

Ika… larg

 

Mē shih tani…

Ja…

Hapat po shpejtoj,

Të iki në një botë,

mbase të zezë.

 

Më shih, shëndet të uroj.

Me sy të lotuar…

shpirtshtrënguar!

 

Më shih, ika larg!

Më sheh dot?!

Larg…

Larg ika tani.

 

Mos m’i numëro hapat

Të tillë nuk ka në kthim… Kristina Mehmetllari

 

Do të kthehesh…

Nga udha e gjatë e mërgimit

Ti do të kthehesh…

Në kohën e dashurisë

..së madhe.

Do të kthehesh t’i mbledhësh

copërat e kujtimeve,

nëpër vargjet e shpirtit tim.

Do të kthehesh…

Mbi ëndrrat e gjata

që nuk shterojnë kurrë.

Do të kthehesh…

me mall, shpirtin tim ta përqafosh.

Do të kthehesh…

….se dashuria jonë

gjithmonë e ka një kthim.

Do të kthehesh, e unë në pragun e portës,

do jem duke të pritur.

Do të pres trokitjen tënde,

në zemrën time të sëmurë.

Ti do të kthehesh…

…e di!

Se dikur më the,

se s’jeton dot pa sytë e mi.

Ti do të kthehesh, këtë vetë ma the,

edhe pse dikur ike,

dhe shpirtin bosh ma le.

Ti do të kthehesh, i dashur,

ma thotë shpirti im.

Aty përtej portës të hidhem në përqafim,

…Se ti do të vish…! Urime Straka

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A do të shpëtoj ndonjëherë prej frikërave të mia?

Next Post

Si t’i heq lipomat?

Advertisement