Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Pyetje-përgjigje për seksin...
A do të shpëtoj ndonjëherë prej frikërave të mia?
Poezia juaj...

A do të shpëtoj ndonjëherë prej frikërave të mia?

– Quhem Irena, jam studente, por më vjen turp të tregoj më shumë për veten. Unë vuaj nga këto frikëra… Kam frikë: Se mos pi acidin kur pastroj banjon, se mos më marrin e më dërgojnë prostitutë ose se mos e dua vetë këtë gjë, frikë se mos përdor sendet e mprehta ose sëpatën për të vrarë ndonjë, se mos i marr revolen ndonjë polici dhe më futin në burg, frikë se kushërira ime duket më e bukur dhe tërheq vëmendjen e tjerëve, frikë se mos shaj Zotin dhe hyj në gjynah, frikë se mos gris hipotekën e shtëpisë që mezi e morëm ose dokumente të tjera të rëndësishme, frikë se mos shtyj ndonjë njeri e ta hedh para makinës, frikë se mos shaj njerëzit e dashur e të respektuar, frikë se mos ngjitem në lartësi dhe hidhem, ose hidhem në gropat e thella dhe frikë se mos hedh te koshi i plehrave bashkë me plehrat, sendet me vlerë… Jam shumë në ankth sepse ngado, përballem me frikërat e mia… A do të shpëtoj ndonjëherë prej tyre?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuara Irena, letrës suaj do t’i përgjigjem që në fillim me një fjali që ti nuk do ta besosh e ndoshta as lexuesit: Zero semundje ka këtu, pasi frikërat obsesive (fiksimet) i përkasin kapitullit të ankthit dhe nuk janë sëmundje, janë krejt të trajtueshme me psikoterapi. Lajmi tjetër i mirë është se edhe pa u trajtuar, zero është mundësia që t’i bësh ndonjë nga këto gjëra që përmend, për të cilat je trembur shumë e po na i tremb edhe lexuesit me to. Pra, zero është mundësia për të ndodhur këto, pavarësisht se të menduarit obsesiv i yti i vazhdon në mënyrë të pavullnetshme deri në atë pikë sa ti kujton se vërtet mund të humbasësh kontrollin në ndonjë moment. E si mund të ndodhë kjo për ato gjëra të cilat ti ke aq frikë edhe t’i mendosh?! Ke bërë shumë mirë që ke vendosur t’u shpallësh “luftë” këtyre obsesioneve duke bashkëpunuar me ne. E vetme nuk mund t’i përballosh ato se vërtet që nuk janë sëmundje dhe nuk të dëmtojnë, ama ta nxijnë jetën. Edhe në literaturën fetare orientohen besimtarët se si t’u ikin këtyre vesveseve duke ua kthyer atyre shpinën për të mos i dëgjuar “pëshpëritjet” e “djallit” apo të “shejtanit”, porse kjo nuk është aq e lehtë sepse ky “djalli” apo “shejtani”, po të ta diktojnë një “merak” tëndin, të thonë pa pushim e pikërisht aty “ngulmojnë” duke të folur, aq sa njeriu jo vetëm që ka frikë se mos po e humbet kontrollin dhe ndjen ankth e depresion, fillon edhe të dyshojë se mos është i çmendur ose se mos do të çmendet. Kjo frikë vjen pasi ai e kupton se mendimet e tij janë absurde e të papranueshme dhe sipas shkencës sonë, vetë ky fakt që njeriu është në luftë me to, pra, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, jo vetëm që përjashton çdo mundësi ndodhie, por është edhe një tregues për qëndrueshmëri të fortë mendore. Kurrë nuk ka ndodhur që një njeri me ankth, panik apo obsesiv të çmendet, por ec e mbushua mendjen këtyre klientëve për këtë gjë. Këta pacientë të axhituar dhe dukshëm në ankth, trembin jo vetëm familjarët, por edhe disa doktorë të urgjencës. Vetë fakti, pra, që njeriu i vuan si të “huaja” këto mendime, do të thotë se ai është në luftë deri edhe me fantazinë e keqe dhe s’ka pse të ngatërrohet kjo me mundësitë apo dëshirën e tij për ndonjë humbje kontrolli, pasi “hatanë” këtu mund ta bëjë mjeku, i cili vërtet e “sëmur” atë po t’i thotë se ruaju, mos shko te fëmijët, mos mbaj në shtëpi thika apo sende të mprehta se mos bën ndonjë “hata”.

Klienti i trembur fillon të besojë se “fati” e ka ndihmuar që ai nuk ka bërë ndonjë “hata” dhe nuk e kupton se ky lloj “fati” do ta ndihmojë gjithmonë, pasi nuk ndodh kurrë që ai të bëjë këto gjëra të cilat i ka aq frikë. Së dyti, në këtë mënyrë, klienti nuk beson tek aftësitë dhe ndërgjegjia e tij, por kujton se “shpëtoi” nga “rreziku” sepse u largua nga sendet e mprehta, lartësia etj. pra fiton reflekse të gabuara, të kushtëzuara dhe në vend që ta çmësojë ankthin si një sjellje të mësuar (të gabuar) e mëson atë me shumë si një lloj “refleksi” i keq, i kushtëzuar. Klientet, gjatë psikoterapisë dhe hipnoterapisë, çuditen dhe gëzohen shumë kur e kuptojnë këtë “mashtrim” ndaj vetëdijes. Te libri “Ankthi” në fq. 215 thuhet se “fiksim kognitiv” kanë kaluar 97-99 % e popullsisë, por ai menaxhohet duke e injoruar e duke mos u shqetësuar pse erdhi, pasi ne nuk jemi mendimi e askush nuk e di se ç’do t’i vijë në mendje pas disa minutash. Ne nuk jemi mendja dhe as nuk luftohet mendja me mendje. Çdo fiksim krijohet duke i dhënë tepër rëndësi asaj që s’ka, duke u përqendruar tek ajo, pra, jemi ne që i japim “fuqi” obsesionit, i cili do të zhdukej me kalimin e kohës, po qe se nuk do të mund ta bënte “funksionin” duke na trembur e duke na “detyruar” të bëjmë kompulsione apo rituale që quhen keqpërshtatje. Klienti mëson se çdo njeri, në çdo moshë, mashkull apo femër, i ka këto që quhen fantazi e bukur dhe e keqe deri edhe “perverse”. Me to ne veprojmë si me ëndrrat, që të bukurat i tregojmë kurse të këqiat i “fshijmë” ashtu si fshijmë pluhurat. A duhet të trembet njeriu nga ëndrrat? Normalisht jo! Kështu pra konsiderojeni edhe këto obsesione si ca ëndrra me sy hapur, nga të cilat mund t’ju çlirojë shumë mirë psikoterapia me disa seanca dhe terapitë e “ëmbla” e jo ato me ilaçe që krijojnë varësi e kanë efekte anësore. Si rasti juaj trajtojmë vazhdimisht, edhe pse çdo klient e kujton veten për rast unik e të papërmirësueshëm.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin...

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement