Tatuazhi
Një burrë, i dashuruar marrëzisht pas të dashurës, bën tatuazh emrin e saj në penisin e tij në ereksion: Merita. Natyrisht, në kushte qetësie, lexohen vetëm shkronja e parë dhe e fundit e emrit: M dhe A. Në verë, ai shkon me pushime në Kenia, në një plazh nudistësh, ku vë re një djalosh me ngjyrë, në penisin e të cilit, gjithashtu, lexohet M dhe A. Atëhere, ai, i mahnitur nga kjo rastësi, i drejtohet djaloshit:
– Edhe ti, Merita ke shkruar?
– Jo, jo… Unë kam shkruar: Mirë se erdhët dhe qëndrim të këndshëm në Kenia!

Shumëzimi
Oficeri, i drejtohet rekrutit:
– Sa bëjnë 2 herë 8?
– Gjashtëmbëdhjetë, zoti kapiten!
– Të lumtë! Po të jap 16 ditë leje!
– O bo bo, ta kisha ditur, do të kisha thënë më shumë…

Dy miqtë
Dy miq takohen pas shumë kohësh dhe pasi bisedojnë për gjëra të ndryshme, njëri e pyet tjetrin:
– Si e ke gruan?
– Mirë, mirë, por kam frikë se më tradhton.
– Jooo, s’ma merr mendja! Po pse mendon kështu?
– Epo, për shkak të punës, ne jetojmë në qytete të ndryshme, për periudha të gjata kohe.
– E pastaj?
– Po ja, kemi jetuar dy vjet në Tiranë, tre në Sarandë, katër vjet në Shkodër, kurse tani kemi një vit që jetojmë në Përmet…
– Edhe?
– Po ja, në të gjitha qytetet, gjithçka ndryshon, përveç postierit! Ai është gjithmonë i njëjti!

Në çmendinë
I pari: – E shikon çfarë qeni të bukur kam?!
I dyti: – Po ç’qen more? Kjo është një dhi!
I pari: – Ta thashë njëherë se është qen!
I dyti: – Po a nuk e shikon që ka brirë?
I pari: – Po kjo është punë për të! Ç’më duhet mua çfarë vë në ballë qeni im?!

Bjondia
E dini historinë e asaj bjondes që u çmend? Jo?! Po ja, s’pati faj e shkreta, se punoi në një shtëpi publike dhe pas pesë vjetësh punë, zbuloi se vajzat e tjera paguheshin!

Te mjeku
Mjeku: – E shikoni që sot kolliteni pa u sforcuar fare?
Pacienti: – Po, sigurisht… kam gjithë natën që stërvitem!

Hidrauliku
Hidrauliku përfundon së vendosuri sifonin në shtëpinë e një avokati dhe i jep atij faturën:
– Treqind euro për gjyësm ore punë?! – habitet avokati – po kjo është qesharake! As unë që jam avokat nuk marr kaq shumë!
– E di, e di, – i përgjigjet hidrauliku – As unë nuk merrja kaq, kur isha avokat…

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *