Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ta bëj operim tiroiden?

– Jam 29 vjeç dhe kam probleme me tiroiden. Kam një nodus në anën e djathtë, me dimension 2.5 cm. Më kanë thënë që ta operoj, por unë nga frika, vendosa të bëj terapi me jod radioaktiv. Doja të dija nga ju: A ka efekte anësore përdorimi i kësaj metode? Ju lutem, më ktheni një përgjigje, pasi jam shumë i shqetësuar. Ju, çfarë më udhëzoni, më mirë operacionin apo mjekimin me jod radioaktiv?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar zotëri, e lexova me shumë interes pyetjen tuaj dhe me të drejtë, kuptova shqetësimin tuaj të lidhur me pasojat që mund të ketë procedura e mjekimit që ju keni realizuar. Trajtimi me jod radioaktiv i disa sëmundjeve të tiroides është temë jo pak e shtjelluar edhe në rubrikën tonë, por në rastin tuaj konkret, mendoj se këtë pyetje do kishte qenë mirë të na e drejtonit para se ta kryenit këtë procedurë sepse në momentin që ju e keni realizuar atë, informacioni mbetet thjesht teorik, por shpresojmë t’u vijë në ndihmë edhe rasteve të tjera të ngjashme me situatën tuaj klinike. Në përshkrimin tuaj të mësipërm në formë pyetjeje, më mungojnë disa elementë të rëndësishëm diagnostikë, që unë të jem edhe më racional në vlerësimin e gjendjes suaj. E them këtë, sepse jo çdo lloj noduli mund të operohet apo mund të goditet me jod radioaktiv. Nëse do të më kishit sqaruar se ju kishit një nodul “të nxehtë” për shembull, që do të thotë, një nodul që prodhon shumë jod apo një nodul “të ngrohtë”, që është i ngjashëm me të parin, do të kishte patur shumë rezultat trajtimi me jod radioaktiv, por nëse noduli juaj do ishte i “ftohtë”, do të ndaja mendimin se në këtë rast, trajtimi me jod radioaktiv do kishte qenë i pavend dhe i dëmshëm.

– Duke gjykuar sërish në ata pak elementë që më keni dhënë dhe, duke e supozuar analizën mjekësore si një rast me nodul mbiprodhues, pra, me tepri të jodit, kam bindjen se edhe unë personalisht, do t’jua kisha sugjeruar një trajtim të tillë sepse kur indikacionet e sëmundjes së tiroides janë të atilla që e meritojnë një mjekim me jod radioaktiv, kjo mbetet një teknikë e sigurtë, e saktë dhe e studiuar mirë. Ashtu si në të gjithë botën, edhe në vendin tonë, eksperienca e mjekimit me jod radioaktiv është jo e paktë, por shumë e bollshme dhe e suksesshme. Kjo është një teknikë që, nëse realizohet me kujdes dhe llogariten saktë dozat e jodit radioaktiv që duhen dhënë, mbetet alternativa dhe mjekimi superior jo vetëm në arritjen e rezultateve të dëshiruara të mjekimit te këta të sëmurë. Superioriteti konsiston edhe në faktin që kjo teknikë nuk është invazive, pra, nuk kërkon ndërhyrje brutale mbi tiroiden dhe shëndetin tuaj. Duhet të shtoj vetëm diçka rreth problematikave që mund të rrjedhin nga kjo formë mjekimi nëse nuk është dhënë sipas indikacionit të duhur dhe sidomos, efektet e saj anësore. Tek ata të sëmurë ku dozat e jodit radioaktiv nuk janë llogaritur siç duhen, nga më të shpeshtat probleme që ngjasin, do kisha konsideruar dëmtimin total të tiroides, inflamacione të tiroides dhe gjendrrave të tjera, por edhe çrregullime të gjendrrës tiroide, të strukturave organore që mund të përdorin jod. Si përfundim, ju them që duhet të vazhdoni më tej ndjekjen tuaj për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes së problemit tuaj, në mënyrë shkencore e bashkëkohore dhe të mos i ndaheni ndjekjes profesionale sepse është e nevojshme që në mënyrë periodike, të kontrollohet funksioni i tiroideve, pas marrjes së jodit radioaktiv si formë mjekimi. Të shkuara!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’është ky sulm në mushkëri?

Next Post

Si ta paranaloj infeksionin gjinekologjik?

Advertisement