Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Distria Krasniqi, e arta shqiptare në Lojërat Olimpike

Distria Krasniqi fiton për Kosovën medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore që po zhvillohen në Tokio. Kosova merr pjesë me 11 sportistë që garojnë në xhudo, mundje, not dhe atletikë.

Xhudistja e re nga Kosova Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në xhudo duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki. Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

“Ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e realizova”, tha Distria para mediave pas fitores.

Në Tokio të Japonisë bashkë me ekipin olimpik të 11 sportistëve të Kosovës është edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila duke përgëzuar Distria Krasniqin shkroi në facebook: “Ajo ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Advertisement

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitores së Majlinda Kelmendit po në kategorinë e xhudos në Lojërat Olimpike të vitit 2016, që u zhvilluan në Rio.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kreshnik Osmani: Televizioni, vaksina dhe miu i Gilbertës

Next Post

“Tokyo 2020”, Kosova “vishet me ar”, Nora Gjakova i dhuron një tjetër medalje Olimpike

Advertisement