Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Pyesni njëri-tjetrin
Nani: Më pëlqen kur më thonë se ngjaj me gjyshen e tyre
Bujar Nishani: Fatos Nano do jetë President

Nani: Më pëlqen kur më thonë se ngjaj me gjyshen e tyre

Xhaishri Talpade është një aktore dhe kërcimtare indiane me një karrierë të gjatë pas shpatullave. është 64 vjeç, por e ka filluar aktrimin që në moshën 5 vjeç. Nga prindërit trashëgoi talentin për të kërcyer kërcimin tradicional Katak, i cili e ndihmoi të binte në sy të regjisorëve. Pas kësaj ajo kërceu në më shumë se 500 filma gjatë viteve ’70 dhe ’80. Ajo ka interpretuar në shumë prej dialekteve indiane, si edhe në anglisht, përkrah disa nga emrave më të shquar të kinematografisë indiane, megjithëse nuk ka luajtur kurrë rolin e një protagonisteje. Ajo është martuar në vitin 1989 me regjisorin Xheiprakash Karnataki, me të cilin ka një djalë, Svastikën.

– Si filloi karriera juaj?

– Ajo filloi kur unë isha 5 vjeç. Filmi titullohej Goonj Uthi Shehnai- Ekoja e klarinetës dhe qe një sukses i madh. Prindërit e mi ishin kërcimtarë marathi (quhen banorët e krahinës së Maharashtrës), por unë isha e para në familje që filloi të merrte pjesë në filma. Ime motër, Mina dhe unë mësuam kërcimin Katak. Më vonë, kur u rrita, kërcimtarja Gopi Kisheni më vuri re duke kërcyer në një film, më telefonoi dhe më tha se donte një nxënëse si unë. Ishte një kompliment i madh për mua!

Advertisement

– Keni luajtur edhe filma të tjerë kur ishit fëmijë?

– Po, kur isha e vogël luajta edhe në tre filma të tjerë, si fëmijë aktor. Në fakt, unë isha nxenëse e mirë dhe doja të bëhesha doktoreshë, por fati vendosi ndryshe. Një regjisor kërkonte një vajzë të re për një skenë kërcimi në filmin Abhilaasha dhe koreografi Harmendar, që njihte tim atë, sugjeroi emrin tim. Im atë erdhi dhe më mori nga shkolla dhe më çoi drejt e një studiot e xhirimit! Protagoinistja e filmit ishte Nanda (Karnataki, kunata e ardhshme e saj) dhe atëherë unë nuk e dija se bashkë me jetën profesionale po niste edhe jeta ime personale!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyesni njëri-tjetrin

Next Post

Bujar Nishani: Fatos Nano do jetë President

Advertisement