Zotin Bujar Nishani, në detyrë President të Republikës, e gjeta në lulishten e Pallatit të Brigadave. Ishte shtrirë mbi një stol dhe po dremiste. Ju afrova me dy mendje. Ta shqetësoja, apo ta shqetësoja shumë. Vendosa të bëja të parën.

Kaso Kosa: – Përshëndetje zoti Nishani!

Bujari Nishani: – Nuk kam medalje tani. Dil pas nja një ore.

– Nuk erdha për medalje zoti President. Për një intervistë jam këtu.

– E kush vjen për intervistë tani! Rri, aman, më qafsh. Të gjithë për të marrë ndonjë dekoratë vijnë dhe më takojnë.

– Zgjohuni zoti President! Jam Kasoja…

– Ti qenke o aguridhe! Kujtova se kishte ardhur ndoënjeri të më futej mik për ndonjë dekoratë. Më fal që më gjete pak në këtë gjendje.

– Më falni përsëri që ju zgjova, zoti President!

– Shyqyr që më zgjove, se kushedi kur do zgjohesha. Kam ca ditë e kam djallosur fare në pije. Edhe kush unë, që s’pija as gotën e tretë të rakisë. Kam pirë këtë javë mbi pesë litra uiski. Jam bërë tapë.

– Jeni bërë tapë! Çudi, se unë ju njoh për njeri të rregullt.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *