Moderatorja e dashur për publikun, Eni Vasili është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo pritet të sjellë në jetë dy vajza, të cilat do t’i ndryshojnë jetën moderatores dhe bashkëshortit, Armandit.
E ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Eni ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.
Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat”, tha Eni duke shtuar se nuk mund të mos i zbulonte pikërisht para fëmijëve. “Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja.