Moderatorja Ori Nebijaj, këtë vit kandidon si deputete e Partisë Demokratike dhe gjatë kësaj periudhe, është angazhuar me fushatën në terren, si të gjithë kandidatët e tjerë të të gjitha forcave politike.

Aktualisht, Ori vazhdon të drejtojë emisionin “Wake Up” në Top Channel, por së shpejti do të largohet nga ekrani për t’u bërë pjesë e politikës.

E ftuar tek “Binjakët”, moderatorja zbuloi se ky është sezoni i fundit për të në televizion dhe se pas përfundimit të “Wake Up”, ajo nuk do të rikthehet me asnjë projekt tjetër televiziv.

“Patjetër që do e lë televizionin. Televizioni, tashmë është një vendim i marrë. Çështja është që unë u tregova korrekte bashkë me televizionin dhe ne e kemi bërë këtë bisedë për të përfunduar këtë sezon, duke qenë se edhe fushata ishte në mes dhe nuk pamë asnjë problem, përsa kohë unë jam korrekte me punën që ta përfundojmë këtë gjë.

Unë do ta lë gjithsesi televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë jam në politikë”, – tha Nebijaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *