Të gjithë e dimë se futbollistët
janë më të paguar sesa mjekët.
Ky shqetësim nuk është prekur nga mediat shqiptare
për të dhënë një analizë të shkurtër përsa i përket padrejtësisë që ndodh në këto dy profesione të kundërta. Mjeku sakrifikon jetën e tij për të shpëtuar një jetë, ndërsa futbollisti mendon të kapë fitoren, për t’u paguar dhe për tu përfolur më shumë nëpër media.
Favor tjetër i një futbollisti është se ai “shet” veten, duke reklamuar, e për hir të reklamës paguhet më shumë. Futbolli është një shoë biznesi, shet biletat për t’u pasuruar nga të ardhurat, reklamon, “shet” veten, shfaqje nëpër TV, ndërsa mjeku për suksesin e një operacioni ose të një zbulimi medikamenti nuk e reklamon veten, për t’i rritur pagën për punën e madhe humane kundrejt njerëzimit. Ermalin nuk e shikojmë dot si një njeri serioz sepse humori i shkon shumë përshtat. Përtej shakasë ai përcjell mesazhe shumë domethënëse. Gjithashtu, duhet pranuar se paga e humoristit është mjaft e madhe duke krahasuar me vendin e ekonominë e vendit dhe ishte i fundit që duhet të postonte ironizimin e Ronaldos.
Përpara se të flasim për të tjerët, duhet të hedhim një sy nga jeta jonë, për të mos cënuar të tjerët, e për të mos bërë krahasime me punën dhe suksesin që disa prej personazheve të njohura e meritojnë. Secili merr aq sa jep në këtë jetë…!
Përgatiti: Blerina Mahmutaj