Me ftesë të Drejtorit Artistik Leonardo Omar Onida u nisa drejt një festivali ku edhe pse nuk ishte nje garë fakti që isha e përzgjedhur mes dy emrave të njohur te artit italian dhe me gjerë Italisë si Beppe Dettori dhe Claudio Cojaniz më bënte të ndieja pergjegjësi morale dhe përgjegjësi te vendit që përfaqësoja. Natën e parë të festivalit e Çeli Beppe Dettori me nje zë që zgjonte edhe perenditë, aty zemra filloj të më rrihte duke ndjerë emocione por njekohesisht edhe një dialog i brendshëm mund ta quaj një bashkëbisedim me vetveten- Klodi a do ja dalim?…
Në natën e dyte te festivalit isha e qetë por njekohesisht edhe krenare të isha pranë Claudio Cojaniz një artistë me vlera te medha jo vetëm artistike por edhe njerezore, muzika Jazz e Cojaniz në Parkun e Molineddu të bënte të harroje gjithë vështiresite që njeriu ka kaluar gjatë jetës, dhe thashë me vehte- E çfarë është jeta?…Të degjosh këtë muzikë, të shohësh gishtat e artistit si lëvizin mbi pianoforte dhe të ndjesh fëshferimat e pemëve të mbjella rreth amifiteatrit.
Nata e tretë pikërisht data 7-shtator më përkiste mua. Promocioni dhe reklamat e mëdha me emrin tim i shikoja në gjithë qytetin e Sassarit madje edhe pranë shtepisë ku banoja… Oh zot a do ja dale këta njerez me kanë besuar te jem une ne natën e mbylljes se festivalit POP- ‘’Progetto Ottobre in Poesia’’ Leonardo Onoida Drejtori Artistik besoj te aftësitë e mia si nje artiste me vlera internacionale… Kjo pyetje me shoqëroj per shumë dite deri në natën e madhe të shfaqjes.
Kisha vetëm dy muaj kohë kur erdhi propozimi që unë të isha pjesë e festivalit. Besomë se kjo shfaqje nuk mund te arrihej nese nuk do kisha ndihmen e familjes time sidomos të vëllezërve të mi Edit dhe Enklibertit. Një aktori i duhet të paktën 6 muaj provash edhe kur shfaqja është me personazhe të tjerë e jo më kur flasim për monodramë dhe të
interpretohet në gjuhë të huaj. Por me vullnetin tim dhe me dashurinë e zotit une ja dola.
Nuk është hera e parë që jam jashte vendit me evinimente të ndryshme por këtë here ishte ndryshe për mua…Ishte ndryshe sepse nuk kisha publikun tim, nuk flisja me gjuhën e mëmës, nuk isha në një teater klasik…nuk kisha miqtë dhe mikeshat e mia nuk kisha asnjë nga familja ime,nuk kisha pranë shtrëngimet e mamit, nuk kisha prane dorën dhe aromen e nenes time por kisha vetem vetveten dhe sytë e Leonardo Onidës dhe besimin e tij qe me ndiqnin deri në momentin kur ndjeva muziken e Liqenit te Mjelmave me të cilën çeli siparin shfaqja ime… Ajo që dëshiroj të them është se përpara se te fillonte shfaqja kërkova një ore të qëndroja e vetme larg trupës që më shoqeronte duke u zhvendosur në thellësi të parkut dhe aty kërkova të flisja me vetveten dhe të sigurohesha që zëri im do me jepte siguri të mbaja premtimin që i dhashë familjes time dhe atyre që më besuan…Mbasi përsërita edhe një herë gjithë tekstin Sandra kostumografia më shoqëroj të bëhesha gati dhe aty ndjeva sigurinë dhe dëshirën për të dhënë të gjithë atë interpretim të sinqertë që ishte njëhësuar me mua. Unë nuk isha më Klodi, unë përpara publikut italian isha Nora e Ibsenit me dramën e ardhur dhe e kuruar kaq origjinale në gjuhën italiane nga shqipja falë përkthyeses dhe autores së njohur Eltona Lakuriqi. Me një vetësiguri dhe me një përgjegjësi morale dhe artistike komunikova me publikun italian për një orë që zgjati drama.Dhe rezultati që mora ishte duartrokitja e gjatë e nxehtë, shikimet e publikut, lotët e tyre dhe mesazhet e tyre të cilët duke më përshëndetur më thoshin ‘‘Mu kujtua historia ime’’… Kemi shumë nevojë për këto mesazhe… Këtë që duhet ta bëjmë ne mjekët e bëre ti… Të dëgjosh këto fjalë të sinqerta për një artistë do të thotë të kesh në dorë gjithë pasurinë e botës.
Për këtë dramë e cila erdhi në gjuhën italiane dëshiroj të falenderoj bashkëpuntorët e mi: Aktorin e mirënjohur italian një ndër emrat më të njohur të komedisë Carlo Valle. Artistin Giovanni Sechi (Enoch Entronauta) për imazhet e realizuara prej tij. Cristina Cossu për xhirim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *