Muaji i shenjtë i Ramazanit ka hapur zemrat e të gjithëve. Edhe këtë herë kryefjala jonë do të jetë vepra e mirë, evidentimi i saj në një kohë që njerëzit duket sikur e kanë harruar njëri-tjetrin. “Amaris Dental”, klinika që bën realitet buzëqeshjen e ëndrrave ka kryer këto ditë një punë të jashtëzakonshme me pacinetët, që i janë drejtuar.

Doktoreshat dhe specialistët e kësaj klinike kanë ofruar të gjitha shërbimet si pastrim gurëzash, heqje dhe mbushje e të tjera ndërhyrje falas. Stafi i klinikës është kujdesur që pacientët të gëzojnë në këto ditë të bardha, të këtij muaji të begatë edhe me punën e tyre të mirë. Nga pacientët që i janë drejtuar klinikës “Amaris Dental” , ne kemi dëgjuar fjalë të mira dhe natyrisht falenderime për gjithçka që bën stafi i specialistëve. Pacientët ndihen të kënaqur, që është zgjedhur pikërisht kjo rrugë për të gëzuar shpirtat e tyre e për të kthyer atë që e duan përmbi të gjitha, buzëqeshjen. Prej vitesh një nga klinikat që dallon për punën, stomatologët e specialistët e tjerë “Amaris Dental” i bën të gjitha dëshirat tuaja realitet. 

Stafi i “Gazeta Intervista” i uron suksese klinikës, duke u lutur që Zoti t’ua kthejë këtë mirësi shumëfish!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *