Foshnja 5-muajshe i quajtur Efehan
i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
për shkak të disa kistave që i kishin dalë në kokë.
Djali i aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman dhe missit shqiptare Almeda Abazit i është nënshtruar një operacioni.
Foshnja 5-muajshe i quajtur Efehan i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të disa kistave që i kishin dalë në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë por shkoi shumë mirë, sërish çifti nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit.
Burime për mediat turke bëjnë me dije se më e dobëta ka qënë Almeda, e cila gjatë kohës që djali ka qënë në sallën e operimit ka shpërthyer në lot.
Çifti u bë prind për herë të parë në fillim të këtij viti pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore të mbajtur në Amerikë.