Fëmija
Në shtëpinë e dy të sapomartuarve, bebja qan pa pushuar. Gruaja, ngrihet nga shtrati dhe i thotë të shoqit:
– I dashur, fëmija s’ka ndërmend të pushojë… Po shkoj ta ndërroj!
Burri kthehet nga ana tjetër dhe, duke rregulluar jastëkun nën kokë, përgjigjet:
– Mirë do bësh, po të lutem, këtë herë zgjidh një fëmijë më të urtë…

Ëndrra
Fëmijët bisedojnë me njëri-tjetrin.
– Unë, – thotë i pari, – Ëndërroj të fitoj 200 milion euro në muaj, si babi im…
– Uau, pse, babi yt fiton 200 milion euro në muaj?
– Jo, jo, po edhe ai i ëndërron…

Telekomanda
– Zonjë, do të paguani me lek në dorë, me çek apo me kartë? – pyet arkëtari gruan që është bërë gati të paguajë ato që ka blerë.
Duke hapur çantën, arkëtari shikon se gruaja ka me vete edhe telekomandën e televizorit.
– Më falni që ju pyes… – i drejtohet ai me të qeshur – Gjithmonë e merrni me vete telekomandën?
– Jo, – thotë ajo, – po im shoq refuzoi të dilte me mua për të bërë pazarin sot, kështu që unë mendova t’i jepja dënimin më të rëndë.

Gruaja e mirë
Në një bar, burri u rrëfehet miqve të tij:
– Jam me të vërtetë i lumtur. Nuk e kisha kuptuar kurrë sa më donte ime shoqe, deri ditën kur nuk shkova në punë, sepse isha sëmurë…
– Pse, çfarë bëri ajo atë ditë?
– Ajo ishte aq e lumtur që unë po qëndroja në shtëpi, sa, çdo herë që binte zilja e derës, si për shembull kur erdhi komshiu, shitësi i qumështit apo ca reklamues, bërtiste me zë të lartë: “Kam burrin në shtëpi! Kam burrin në shtëpi!”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *