Një këngë mjaft e bukur shqipe është edituar

nga këngëtarja e njohur e muzikës së pastër shqipe

Saranda Krasniqi të cilën e ka titulluar ‘Diamant’,

ndërkohë që edhe videoklipi i këngës është realizuar jashtëzakonisht bukur me disa personazhe.

Kjo këngë dashurie me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani e orkestrim nga Arbnor Salihu dhe post produksion nga Sheki Sound kurse regjistrimi i këngës është bërë nga Florent Boshnjaku, për dukjen e këngëtares është përkujdesur salloni Diana, e risjellë Sarandën si një divë të vërtetë të muzikës së pastër shqipe.

Edhe pse kjo verë shumë e angazhuar për të, Saranda ka gjetur kohë për finalizimin e kësaj kënge ndërsa gjatë gjithë sezonës së verës këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë të angazhuar në dasma e ahengje familjare.

https://youtu.be/ZyEuaYwv3kM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here