– Pashë në ëndërr sikur kishin ardhur kunati me kunatën, bashkë me fëmijët. Të gjithë ishin shumë të mërzitur dhe në gjendje zie. Djali i madh, 23 vjeç, hapi valixhen me rroba dhe e zbrazi duke i shpërndarë rrobat kudo me stres të madh. Më pas, e mbushi valixhen me çokollata dhe tha: “Nga këto do të ha unë se më pëlqejnë shumë” dhe i hante si fëmijë. Theksoj që të gjithë ishin të stresuar, por sapo pa çokollata, ai u gëzua. Pres një përgjigje. Faleminderit. Era.
– Ëndrra juaj, e dashur Era, tregon që do të kaloni një siklet si familje ose si fis. Mund të jetë ndonjë sëmundje ose ligështi e ndonjë pjesëtari, ose do të dëgjoni një lajm jo të mirë dhe kjo do t’ju trishtojë paksa. Edhe ngrënia e çokollatës është një lloj hidhërimi dhe rrobat e shpërndara gjithandej, gjithashtu. Uroj të jetë diçka kalimtare, ose një ëndërr që ka të bëjë me diçka që tashmë e keni kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *