– Në ëndërr isha afër kishës dhe brenda dritares së saj kishte rrush. Unë zgjata dorën dhe hëngra. Jam kurioze ta di se çfarë kuptimi ka. Ju faleminderit.
– Kisha, në shumicën e rasteve, paraqet shenjtërinë dhe ushqimin shpirtëror. Pikërisht ngrënia e rrushit afër kishës ka të bëjë edhe me faktin se si e ushqeni ju veten duke bërë një jetë, duke u bazuar në mësimet dhe këshillat pozitive që predikon feja e pastër në përgjithësi. Veç kësaj, do t’ju realizohet një dëshirë e juaja. Nëse do të ishte sezoni i bërjes së rrushit tani dhe ju do ta konsumonit atë jashtë ambientit të kishës, ëndrra do të kishte lidhje me një hidhërim, por në rastin konkret, paraqet gëzim dhe paqe shpirtërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *