Vjehrra
Një burrë vrapon i dëshpëruar në apartamentin e komshiut.
– Shpejt, shpejt, më ndihmoni! Vjehrra ime do që të hidhet nga dritarja…
– Po si mund t’ju ndihmojmë?
– Më nevojitet një kaçavidë sepse është bllokuar doreza e dritares!

Polici i inatosur
Disa burra në bar, po tregojnë barcaleta për policët. Në fund, njëri prej tyre, pyet:
– E dini ku qëndron ndryshimi mes një polici dhe një budallai?
Njëri andej nga fundi, nxjerr pistoletën dhe bërtet:
– Unë jam polic! Mjaft më me këto barcaleta!
Ai e kap burrin për gryke, e rrëzon përtokë e i drejton pistoletën: – Hë, pa më thuaj pak tani: Ku qëndron ndryshimi mes një polici dhe një budallai?
Burri, i tmerruar, përgjigjet: – Nuk ka asnjë ndryshim! Asnjë ndryshim!
Duke buzëqeshur, polici i thotë: – Epo, thuaj të kundërtën po ta mbajti…

I sapolinduri
Një burrë futet në dhomën e maternitetit, ku gruaja sapo ka lindur fëmijën. Infrermierja, duke dalë, i thotë se ka ndodhur një mrekulli, i sapolinduri flet!
Burri, i mrekulluar, futet brenda dhe i afrohet bebes, i cili, sapo e sheh, i thotë:
– Sa shpejt kalon koha, mor burrë! Kanë kaluar tashmë nëntë muaj, qëkur drejtori të rriti rrogën!

Rrëfimi
Ai: – E dashur, duhet të të rrëfej diçka… Qëkur jemi njohur bashkë, unë takohem fshehurazi me një psikanalist…
Ajo: – Edhe unë, i dashur, duhet të të rrëfehem… Qëkur jemi njohur bashkë, unë takohem fshehurazi me një mjek, një avokat dhe një hidraulik…

E moshuara
Një burrë po i jep makinës në një fshat të izoluar, kur e kupton se ka humbur rrugën. Atëhere ndalon pranë një shtëpie, i bie ziles dhe derën ia hap një zonjë plakë. Burri e pyet:
– Më falni që ju shqetësoj… Po kërkoj shtëpinë e zotit Bregu, që me sa di, jeton këtu afër…
– Më vjen keq, – i përgjigjet zonja, – nuk e njoh…
Atëhere burri, shumë i mërzitur, përshëndet dhe ikën. Pasi ka bërë nja pesëdhjetë metra rrugë, vë re në pasqyrë se e moshuara po e ndjek nga pas duke bërtitur. Ai bën një kthesë dhe i shkon afër. Kur e arrin, gruaja i thotë:
– Pyeta edhe tim shoq… As ai nuk i njeh!

Orgazma
Dy fëmijë bisedojnë me njëri-tjetrin:
– E di ti se çfarë është orgazma?
– Jo. Po ti?
– Jo, jo, as unë s’e di, por ma merr mendja se është diçka që vrapon fort se kam dëgjuar mamin të thotë që nuk e arrin dot kurrë…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *