Peshorja- Dashi

Një lidhje miqësore mes të lindurve të shenjës së Dashit dhe Peshores rrezikon të mos jetë në një gjatësi vale, sepse këto dy shenja nuk kanë të njëjtën energji. Peshorja dhe Dashi mund të gjejnë gjithsesi interesa të përbashkëta (sport, lojëra intelektuale…). Mes të lindurve të Dashit dhe Peshores, astrologjia parashikon, pra, më shumë një marrëdhënie të shoqëruar me aktivitete të rastësishme, sesa një miqësi të qëndrueshme. Dashi dhe Peshorja për shembull mund të shkojnë në palestër së bashku, ose të pinë një kafe, të kenë një lidhje jo shumë të fortë, por gjithsesi, zbavitëse.

Peshorja- Demi
Peshorja dhe Demi karakterizohen që të dy nga të qenit të shoqërueshëm dhe nga dashuria për kontaktin. Me një fjalë, këto dy shenja mund të shumëfishojnë daljet në grup, për të kaluar më pas në një miqësi më të fortë, nëse gjejnë qendra interesi të përbashkëta. Më veçanërisht, Peshorja dhe Demi mund të apasionohen pas aktiviteteve kulturore, ose në natyrë, sepse që të dyja shenjat janë të pajisura me shumë ndjeshmëri. Astrologjia mendon se ata plotësojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të jetë burim i një miqësie të qëndrueshme.

Peshorja- Binjakët
Një marrëdhënie miqësore mes të lindurve të shenjës së Peshores dhe Binjakëve rrezikon të mos funksionojë, sepse këto dy shenja kanë karaktere shumë të ndryshme. Megjithatë, yjet gjejnë edhe tipare të përbashkëta, kryesisht në shijet e tyre për aktivitetet, dëshirën për sfidat dhe për ajrin e pastër. Peshorja dhe Binjakët, pra, mund të bëjnë së bashku aktivitete sportive, si hedhje me parashutë, etj. Për të tjerat, është e vështirë që Binjakët dhe të lindurit nën shenjën e Peshores të merren vesh sepse njëri do ndryshimet dhe urren rutinën, ndërkohë që tjetri, i ka për zemër zakonet e tij.

Peshorja- Gaforrja
Miqësia mes të lindurve të shenjës së Peshores dhe Gaforres është e mundur. Në përgjithësi, këto dy shenja kuptohen mirë dhe mund të mbështeten te njëra-tjetra, sepse janë që të dy shumë besnikë. Këto dy shenja mund t’i besojnë sekrete njëra-tjetrës. Yjet parashikojnë gjithashtu që ato mund të merren vesh në lidhje me aktivitetet qetësuese dhe relaksuese. Një piknik, një shëtitje në breg të detit apo një masazh, do të kënaqë edhe Peshoren, edhe Gaforren. Megjithatë, kujdes, mos bini në rutinë dhe monotoni.

Peshorja- Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit dhe Peshores janë bërë për t’u marrë vesh në shoqëri. Këto dy shenja astrologjike, në fakt, plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të gjejnë mbështetje reciproke në rast nevoje. Miqësia mes tyre përbëhet nga rivaliteti, por edhe nga bashkëpunimi. Luani mund ta shtyjë Peshoren, që nganjëherë është shumë hezituese, të sfidojë dhe të kalojë kufijtë e saj. Shoqërimi mes këtyre dy shenjave nxit daljet në grup. Luani dhe Peshorja mund të shkëmbejnë bashkë edhe këshilla se si të joshin seksin e kundërt, sepse janë që të dy, joshës të konfirmuar.

Peshorja- Virgjëresha
Megjithëse marrëdhëniet dashurore mes Virgjëreshës dhe Peshores janë nganjëherë të rrezikshme, yjet parashikojnë se lidhjet miqësore mund të jenë të suksesshme dhe dy personat, të plotësojnë njëri-tjetrin. Virgjëresha ka tendencë të kanalizojë dhe fusë në kornizë vrullin dhe energjinë e Peshores. Këto dy shenja mund të zhvillojnë së bashku edhe aktivitete artistike, kulturore apo sportive, me gjithmonë të njëjtin entuziazëm dhe pa u mërzitur. Megjithatë, mund të ketë edhe një ndryshim ritmi mes Peshores dhe Virgjëreshës, sepse i pari e merr me vrull, ndërkohë që i dyti, preferon ta marrë shtruar.

Peshorja- Peshorja
Ndryshe nga sa mund të mendohet, një miqësi mes dy të lindurve në shenjën e Peshores nuk është e lehtë, pasi që të dyve u pëlqen të mbështeten nga një njeri me karakter të fortë, që do t’i shtyjë të arrijnë objektivin e tyre. Kjo nuk mund të ndodhë në një marëdhënie miqësore mes të dyve. Megjithatë, qendrat e interesit të përbashkët janë të shumtë, sepse të dyve u pëlqejnë të njëjtat gjëra, zbulimet, natyra. Kështu pra mund t’u këshillojmë të bëjnë së bashku shëtitje, aktivitete në ajër të pastër dhe sporte kolektive, sepse të lindurve në shenjën e Peshores nuk u pëlqen të ndjehen vetëm.

Peshorja- Akrepi
Mes Peshores dhe Akrepit mund të lindë një miqësi e bukur. Në fakt, nuk ekzistojnë pika divergjence mes këtyre dy shenjave, të cilat do të krijonin konflikte reale. Akrepi dhe Peshorja kanë shumë interesa të përbashkët, si muzika dhe udhëtimet. Ata vlerësojnë faktin se mund të takohen dhe të diskutojnë për orë të tëra, sepse kjo nuk u duket kurrë shumë e gjatë. Bëhet fjalë për një miqësi pak sipërfaqsore, por që mund të zgjasë gjithë jetën, sepse Akrepi dhe Peshorja mund të lidhen me njëri-tjetrin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Peshorja- Shigjetari
Të lindurit në shenjat e Peshores dhe Shigjetarit paraqesit predispozita të mira për të qenë miq. Të dy shenjat në fakt plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të jenë në harmoni të mirë. Ata gjithashtu mund të bëjnë shëtitje, zbulime të natyrës, të merren me aktivitete relaksuese (joga apo meditim), sport, etj. Megjithatë nuk duhet që Shigjetari t’i imponojë zgjedhjet e veta Peshores. Peshorja mund të jetë gjithashtu një mik i besuar i Shigjetarit falë arësyetimit, aftësisë për të dëgjuar dhe ekuilibrit të tij.

Peshorja- Bricjapi
Një marëdhënie miqësore mes Bricjapi dhe Peshores nuk ka premisa të mira. është e thjeshtë, një Bricjap nuk e duron dot Peshoren dhe kjo ndjenjë është e ndërsjellë. Ata nuk kuptohen fare me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, të lindurit në këto dy shenja vështirë se lidhin miqësi. E vetmja mundësi kur ata mund të bisedojnë së bashku, është kur janë të dehur që të dy, por edhe në këtë rast, situata mund t’u shpëtojë nga duart…

Peshorja- Ujori
Një lidhje miqësore mes Ujorit dhe Peshores është sipërfaqsore. Ata mund të kuptohen me njëri-tjetrin, por vetëm kaq. është e sigurtë se nuk do t’i telefonojnë njëri-tjetrit dhjetë herë në ditë për t’i thënë gjithçka dhe çfarëdo gjëje. Gjithashtu nuk ka shans që të dalin të dy darkave nëpër pabe apo klube. Miqësia mes dy shenjave do të kufizohet me ndonjë koment të shkurtër në Facebook, në faqet reciproke. Edhe nëse do të ndahen, do të ndahen si miq, pa grindje dhe shamatara, sepse nuk është në karakterin e tyre. Ata nuk do të investojnë kurrë në këtë lidhje aq shumë sa të vujanë më pas nga ndarja.

Peshorja- Peshqit
Peshqit dhe Peshorja janë dy shenja që janë bërë për t’u marrë vesh mirë me njeri-tjetrin. Që të dyve u pëlqejnë të merren me çështjet e rëndësishme dhe nuk i durojnë padrejtësitë. Ata të dy mund të kalojnë orë të tëra në mbledhje për çështje humanitare, ose në shoqatat bamirëse. Peshorja do ta pëlqejnë të tjerët, prandaj është gati të përshtasë qendrat e interesit në funksion të asaj që mendojnë ata. Kështu ajo mund të shkojë me Peshqit në teatër ose koncert me një kusht të vetëm: Shfaqja nuk duhet të ketë vulgaritete dhe të jetë me nivel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *