Pijaneci
Burri futet në shtëpi dhe thotë:
– E dashur, ti je gruaja e jetës sime…
– Hajde futu brenda e fli gjumë, pijanec!
– Po pse më shan? Unë të bëra gjithë këtë deklaratë…
– Sepse jam babai yt, idiot!

Leksion fetar
Prifti: – Mos harro, bija ime, një orë kënaqësi, nuk vlen sa pendimi i një jete të tërë…
Vajza: – Më falni, atë, po si ia bëni që e zgjasni kënaqësinë për plot një orë?

Bjondia
– Çfarë bën një bjonde në bibliotekë?
– Ka humbur rrugën…

Në teatër
Ja, drama më e shkurtër në botë:
Hapet sipari dhe në skenë duket një klinikë mjekësore. Kardiologu i thotë pacientit:
– Bëni kujdes… edhe emocioni më i vogël, mund t’ju vrasë!
Pacienti vdes. Mbyllet sipari.

Provimi
Një ndërmarrje e rëndësishme hap konkursin për një vend pune. Pas shumë përzgjedhjesh, mbeten kandidatë vetëm një vajzë e një djalë. Atëhere, menaxheri bën një provim me 10 pyetje, nga të cilat, që të dy, i përgjigjen mirë nëntë pyetjeve. Atëhere, menaxheri i thotë djalit:
– Më vjen keq, vendin e punës e fiton vajza…
– E pse kështu? Që të dy u jemi përgjigjur mirë nëntë pyetjeve nga dhjetë të tilla. Pse duhet ta fitojë vajza?
– Në fakt, vendimin e morëm pikërisht për shkak të asaj përgjigjes së gabuar…
– Ou? E ç‘do të thotë kjo? Si mund të jetë një përgjigje e gabuar më e mirë se një tjetër po e gabuar?
– Kjo ishte shumë e thjeshtë, në fakt, sepse vajza, përgjigjes së shtatë i është përgjigjur: “Këtë nuk e di”, ndërsa ju, keni shkruar: “As unë”…

Studimi
Konferencë ndërkombëtare për ushqimin e së ardhmes. Oratori:
– Pas studimeve tona, kemi arritur në një përfundim që ka në vetvete një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është se, në të ardhmen, njerëzit do të ushqehen me jashtëqitjet e veta…
Auditori: – Po kjo është absurde! E si mund ta quash lajm të mirë këtë?
Oratori: – Sepse lajmi i keq është që nuk do të ketë jashtëqitje të mjaftueshme për të gjithë…

Sekreti
Cili është sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme?
– Partnerët duhet të jenë si kollonat e një tempulli: Të fuqishme, të ngulura mirë në tokë, të palëvizshme dhe në një distancë të maftueshme nga njëri-tjetri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *