– Kohët e fundit kam asistuar në një ngjarje shumë të rrallë për vendin tonë. Një vajzë të cilen e njihja shumë mirë e fejuan familja pa dëshiren e saj, dhe pas shumë tentativash që bëri ajo të ndahej nga i fejuari, përsëri nuk pyeten për ndjenjat e saj apo depresionin që po binte. Dhe i ndan dhe diten e martesës, pra po e martonin pa dëshiren e saj. Ajo kishte kohë që i thoshte familjes që nuk e donte djalin, madje dhe djalit i thoshte që nuk të dashuroj, por ai ishte nga ata që i mjaftonte bukuria e saj, dhe ja priste shkurt ti je e imja. I caktuan diten e dasmës, e veshen me vello, dhe pse me të bardha zemra e saj ishte e copëtuar. Nuk duroj dot më, dhe po atë ditë, në diten e dasmës, ajo iku fshehurazi duke i lënë të gjithë dasmoret në tavolinë. Iku gjoja në tualet, dhe nuk u kthye më, kishte lënë dhe vellon përtokë dhe ishte drejtuar në një drejtim të paditur… Si thoni sipas jush, familja e saj si ka vepruar në këtë rast me këtë vajzë, a duhet ta falin vajzen e tyre për këtë gjest braktisje? Cfarë duhet të bëjë familja që familja ta pranojë sërisht në gjirin e saj, sepse ajo ndodhet mes katër rrugëve? Ju si do të vepronit në këtë rast?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *