– Jam i martuar prej vitesh tashmë,

por fatkeqësisht nuk kam fëmijë.

Tashmë jam në moshën 55 vjeç.

Gruaja ime nuk më dhuroi dot fëmijë sepse kishte probleme, ishte sterile. Por unë po e vuaj shumë faktin që nuk kam fëmijë. Prej vitesh familja më kanë thënë të ndahem nga ime shoqe të martohem sërisht, por gruaja ime është aq e mirë, saqë nuk ma bënte zemra ta ndaja, më dukej si krim dhe sikur do të hiqja një pjesë nga trupi im, shpirti im. Tani kam një muhabet shumë serioz me një grua e cila ka pasur dhe ajo fatkeqësitë e veta, por është pjellore. Dhe duke qënë se e dua patjetër një fëmijë të paktën, por e dua të timin, të gjakut tim, vendosa të martohem me këtë grua. Dhe për këtë kam marrë dhe miratimin e gruas time, më ka thënë se kam problem martohu, vetëm të lutem mos më largo nga kjo shtëpi. Unë kam shtëpi të madhe, dhe të paktën dy dhoma dua t’ja lë asaj, sepse ajo nuk ka njeri në familjen e saj, prindërit si ka, vëllezërit të martuar ku do shkojë. Por gruaja që do të marr, më thotë që duhet ta nxjerr jashtë. Unë nuk dua ta nxjerr jashtë, por ta mbaj në shtëpi. Kam shtëpi dy katëshe. Dhe familja ime më thotë, nuk është normale ta mbaj gruan në shtëpi kur të martohem. Se di si të veproj, jam në një udhëkryq, si të veproj, ta nxjerr gruan time, dhe të martohem e të krijoj familje, apo të gjej një grua tjetër që ta pranoj këtë gjë?

– E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj, që po te ishit ju ai qe do te ishte steril dhe si do te vepronte bashkshortja juaj me ju! Po ta bënte këtë gjë ju si do ndiheshit, a nuk i mjafton asaj dhimbja që nuk ka një fëmijë të vetin, por ju vetë i shkaktoni tek ajo që ta ndjeje me shumë këtë gjë, këto gjëra duhet ti mendonit kohë më parë, po që të përzesh prej shtëpie gruan e jetes tuaj, e të marrësh nje tani ne kete moshe vetem per nje femije, ky quhet biznes. Më vjen keq per ju qe nuk keni nje femijë tuajin, por tani juve ju ka ardhur koha të mendoni se më kë duhet te pleqeroni dhe jo te krijoni një familje të re, duke shkatërruar një tjetër. Sindi

– Ti qenke i lezetshëm plako sepse e fut veten në bela dhe kerkon ta zgjidhin hallin te tjerët! Hahaha. Linda

– Tani që vajte 55 vjeç bëhesh baba, se lije dot më parë gruan po tani në pleqëri. Rri rehat se do të dali fëmija daën ore plakush, mbaj gruan e parë. Esuida

– Ti nëqoftëse e do gruan tende aq shume sa thua nuk mund tja bësh këtë duke u martuar me nje tjeter dhe për më tepër tja sjellesh në shtëpi. Ti mund të birësosh nje fëmijë dhe ta rrisesh me gruan qe ke atë qe thua se e do shumë. Dhe kjo që do të vijë për femije te vjen per pasuri per të të marrë gjithcka vazhdo jeten me gruan që ke. Alesia

– Zotëri më vjen shumë keq që nuk ke fëmijë, por nëse e do gruan tënde, mos e godit përsëri sepse dhe ajo e ka plagë në zemër që nuk ka fëmijë. Marsela

– Eh, mos u mërzit se mosha bën të veten plako… Aleks

– O i mjeri ti dashke fëmijë tani ne pleqeri… Mbaj ore gruan aty e lëri të tjerat se në këtë moshe qe je ti vetem per interes të do… Do hysh ne gjynah po e le gruan dhe merr një tjetër. Klodi

– Mund të drejtohesh tek femijet e braktisur sepse ato kanë aq nevoje për prinder sa ti nje femije, dhe mund te vazhdosh jeten familjare që ke ndertuar në vite. Henri

– Zgjidhjen më të mirë ke të birësosh një fëmijë më mirë se të fuesh në shtëpi një grua që të don vetëm për pasuri. Arjan

– Më mirë të adoptosh një fëmijë se të marrësh një grua të dytë. Diana

– Tani në këtë mosh te ra ndermend me u martu prapë e me lanë gruan qe te ka sherby tash sa vjet? Të ka larë të ka hekurosur te ka sherby, e ti don me e lënë në mes te rruges? Po si ste vjen turp një herë prej vetes, rri urtë e sillu mir me gruan qe ke, e leni budalliqet. Gjergj Mirdita.

– Gjeja më e mirë për ty do ishte të mbajë gruan që ke dhe të adoptojë një fëmijë. Krenar

– Do marr xhaja nuse të re, pak për vete shumë për ne. Spiro

– Po sikur të ishe ti sterile ca do bëje? Ik mbytu ro koti. Bruna

– Vazhdo jetën me gruan që ke, të bësh fëmijë në këtë moshë është e kotë se do ta lesh jetim shpejt se jetës nuk i dihet si të vjen. Marsida

– Bëj me rradhë plako, lum si ti që ke fatin me zgjedhë haha. Aldo

– Mbaji të dyja dhe skanë pse të zihen. Toni

– Mua më vjen keq për faktin që skeni fëmijë po të isha në vendin tuaj më mirë do kisha birësu një fëmijë e do e kishit të dy njëlloj sesa të shkatërrosh një mardhënie martesore me një grua zonjë që të thotë martohu po mos më largo nga shtëpia. Pashke

– Ke kaluar gjithë ato vite jete me këtë grua nuk është e drejtë ta flakësh jashtë. Alisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *